Futboll

Odi Mehmeti, lojtar i FC Drita U-19, shkëlqeu në fanellën e Kosovës në futsall

Kombëtarja e Kosovës U-19 ka kaluar në “Main Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Poreçi 2023”. Të rinjtë e Kosovës treguan karakter luftarak. Në lojën e parë Kosova u-19 barazuan me rezultat 3-3 kundër Gjermanisë, ndërsa në lojën e dytë mposhtën me rezultat bindës 6-3. Në këto dy lojë shkëlqeu lojtari i FC Drita U-19 Odi Mehmeti. Mehmeti tregoi aftësitë e tij defensive, por edhe ofansive, duke i shënuar gol Gjermanisë. Mehmeti bëri edhe dy asistime, pra në 2 lojë të realizuara, ai bëri 1 gol dhe asistoi 2 herë. Ai gjithashtu kreu punë të madhe në mbrojtje duke u inkuadruar si lojtarë i fundit, ku edhe përmbysën rezultatin kundër Maqedonisë së Veriut. Mehmeti ndihmoi “dardanët e rinj” duke i dërguar fazën kualifikuese ‘Main Round’, në grupin e 3 do të përballen me Portugalinë, Sllovakinë dhe Bjellorusinë. Odit i urojmë suksese dhe fat në ndeshjet e radhës./kryelajmi.com/.

Art Ismajli

You Might Also Like