Gjilan

AAK në Gjilan vazhdon me anëtarsime

Ardian Aliu nga sot i bashkohet Aleancës në Gjilan, i motivuar e i vendosur për të dhënë e madh në shtëpinë tonë të përbashkët Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Ardhjet në Aleancë nuk kanë të ndalur, jo vetëm pse tani jemi më të mirët, por sepse kohë të gjatë është shpifur për Aleancën, për udhëheqësit e saj e për vizionin e saj.
Maskat ranë, tanimë dihet qartë kush çka është e kah është.
Gjilani kurrë qeverisje më të dobët e më zullumqare nuk ka pasur, prandaj njerëzit po na bashkohen sepse vlerësojnë se ne i duhemi Komunës, i duhemi Kosovës sepse jemi dëshmuar se mundemi, dimë dhe e kemi pernime.
Ardianit i urojmë mirë se ardhje në Aleancë, aty ku secili qytetarë e ka vendin. Bashkë do ta bëjmë Gjilanin dhe Kosovën ashtu siç kemi ëndërruar dhe ashtu siç edhe e meritojnë qytetarët tanë.
Dyert e Aleancës nuk mbyllen për askënd dhe asnjëherë. Ejani t’i bashkojmë dijet tona për interesat e përgjithshme!
Nazim Gagica, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan.

You Might Also Like