Gjilan

Tetë asistente për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta do të angazhohen në komunën e Gjilanit

Tetë asistente për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta do të angazhohen në komunën e Gjilanit, si rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit me zyren e UNICEF në Kosovë dhe Partnerin Implementues “Kosovo Disability Forum”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni priti në takim shefen e zyrës së UNICEF në Kosovë, Nona Zicherman dhe partnerët implementues “Kosovo Disability Forum”, me ç’rast nënshkruan Planin e Punës dhe Memorandumin e Bashkëpunimit për angazhimin e 8 asistenteve për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta.

Objektivi kryesor i planit të punës është që të gjithë djemtë dhe vajzat që nga ngjizja deri në 10 vjeç të kenë qasje dhe të përfitojnë nga shërbimet cilësore të integruara shëndetësore, shërbimet për zhvillimin në fëmijërinë e hershme dhe shërbimet arsimore, dhe familjet janë më reziliente dhe të fuqizuara për të kërkuar shërbime cilësore në një mjedis të kujdesit gjithëpërfshirës.

“Zotimi i përbashkët i Komunës së Gjilanit dhe UNICEF është krijimi i një ambienti të përshtatshëm dhe zhvillues për fëmijët, të rinjtë dhe familjet ndërlidhet me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe Ditën Botërore të Fëmijëve që shënohet me datë 20 nëntor, çdo vit” ka thënë Kryetari Hyseni.

You Might Also Like