Gjilan

Gjilan: E rrahu dhe i dëmtoi veturën, viktima përfundon në spital, i dyshuari arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar ka rrahur një person dhe atij i ka dëmtuar edhe veturën. Si pasojë e gjendjes së rëndë psikike, ai ka kërkuar ndihmë në repartin psikiatrik në Gjilan.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Gjilan 19.11.2022 – 11:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe ka dëmtuar edhe veturën e viktimës tjetër mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Pasi që gjendja psikike ishte e rëndë, i dyshuari është dërguar në repartin psikiatrik në Gjilan.

You Might Also Like