Sportet me dorë

U mbajtën Garat Rajonale në hendboll

Sot në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta -Petriti” në Gjilan u mbajtën garat Regjionale në sportin e Hendbollit nën patronatin e Federatës së Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës. Këtë ngjarje të sportit shkollor e hapi koordinatori i garave të regjionit të Gjilanit, Prof. Milot Haziri së bashku me kryetarin e Shoqatës së Pedagogëve të Sportit Shkollor të Komunës së Gjilanit Prof. Afrim Selimi si nikoqir që ishte.

Ai përshëndeti të pranishmit nxënësit e mësimdhënësit e shkollave pjesëmarrëse, po ashtu në theks të veçantë përshëndeti kryetarin e Federatës z. Adrian Telakun, shefin e divizionit të sportit shkollor në departamentin e Ministrisë së Kultures. Rinisë dhe Sportit z. Fikret Shatri, sekretari i Federatës së Sporti Shkollor z. Agron Dubovcin si dhe institucionet komunale të Gjilanit.

Duke u dëshiruar mbarëvajtje të rregullt të garave dhe lojë korrekte të gjithë nxënësve pa dallim.

Garat u zhvilluan sipas orarit të paraparë dhe planifikimit që ishte bërë dhe u zhvilluan lojëra shumë atraktive me mjaftë interes duke shprehur aftësitë e nxënësve dhe lojën ekipore të skuadrave që ishin shumë mirë të organizuara në aspektin tekniko taktik e atë psikomotorik.

Një falënderim për Profesorët e Edukimit fizik në pension qe ishin prezent që e bënë shpërndarjen e disa shpërblimeve, Prof. Nazmi Biqku dhe Prof. Rifat Shabani të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në lojën e Hendbollit. Po ashtu një falënderim të madh për Prof.

Basri Dermaku,

,Arta Zymberi Rexhepi

dhe

Valon Mehmeti

Në këtë garë regjionale në Hendboll për shkollat e mesme të larta në kategorinë e Femrave dhe Meshkujve u arritën këto rezultate:

SHML-FEMRAT

Vendi i parë:

Gjimnazi “Xhavit Ahmeti ” -Gjilan

SHML-MESHKUJT

Vendi i parë:

Gjimnazi “Xhavit Ahmeti ” -Gjilan

Vendi i dytë:

Gjimnazi “Ismail Qemajli- Kamenicë

Rezultatet për shkollat fillore:

SHFMU-FEMRAT

Vendi i parë:

SHFMU “Agim Ramadani” Zhegër

SHFMU-MESHKUJT

Vendi i parë:

SHFMU”Abdullah Krashnica”-Kamenicë

Vendi i dytë:

SHFMU “Agim Ramadani” Zhegër .

Koordinatori i garave të regjionit Prof. Milot Haziri i falënderoi të gjithë për angazhimin dhe përkushtimin në punën që po bëjnë në këto aktivitete sportive,veçanarisht kryetarin e shoqatën e pedagogëve të kulturës fizike dhe sportit shkollor të Gjilanit z. Afrim Selimin , për këtë organizim si dhe nivelin e lartë të referimit.

Me respekt

Ma.sc Afrim Selimi

Kryetar i shoqatës së sportit shkollor -Gjilan

GARAT REGJIONALE NË HENDBOLL-GJILAN 24.04.2021.

You Might Also Like