Libri

VËMENDJA DHE KONTINUITETI I  VEPRËS ARTISTIKE  NË NJË TAKIM ME SHKRIMTARIN NASI LERA

Nexhat Rexha

VËMENDJA DHE KONTINUITETI I  VEPRËS ARTISTIKE  NË NJË TAKIM ME SHKRIMTARIN NASI LERA

Takimet me shktimtarë bëhen për shumë arsye, ato të ofrojnë pamje e përjetime, të cilat shfaqen përmes fjalës së gjallë dhe krijojnë pasqyrimin më autentik në ruajtje të kujtesës për ditët e vitet që artikulojnë botkuptimin  e shprehur nëpër faqet e veprave të tija. Shkrimtari Nasi Lera i njohur në  letrat shqipe përmes veprave të botuara  më parë, ka krijuar  identitein krijues përmes vlerave artistike.Vepra e tij letrare ka komunikuar me lexuesin në Kosovë që me botimin e përmbledhjes me tregime  “Dita e tretë”, pastaj me romanin “ Të jetosh kohën” në botim të Rilindjes. Për të ardhur edhe veprat tjera në kërkim të leximit e njohjes së tyre.

Organizimi për takim me shkrimtarin Nasi Lera, u bë në qytetin e Klinës më 24  shtator 2022, në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, dhe Kuvendit Komunal të Klinës, nën përkujdesjen e shkrimtarit  Mikel Gojani.

Nga ky takim me shkrimtarin Nasi Lera, erdhën edhe disa kumtesa, të cilat nga këndvështrime të ndryshme shpalosën vlerat letrare për disa disa veprave të tija.

Në këtë vëmendje e përqëndrim të këtyre kumtesave erdhi edhe libri “ Njohje e mëtejshme e veprës letrare të Nasi Lerës”[1] në  Botim të Shtëpisë Botuese “ Beqir Musliu”,2022. Në përzgjedhje të shkrimatrit Mikel Gojani.

Në takimet e tilla kur është prania e shkrimtarit dhe flitet për veprat e tija, fjala peshon  më shumë, sepse sikur dy palët ndjejnë përgjegjësi para të pranishmëve.

Mirëpo, në këto raste krijohet diçka e bukur dhe ajo vjen bashkë me gjithë të pranishmit, sepse vetë njeriu kur përjeton fjalën e gjallë, ndjen ngrohtësi, e këtë ngrohtësi të japin të gjithë të pranishmit, kurse prania e shkrimtarit dhe fjala e tij, të rikthejnë në faqet e librave për të ruajtur në kujtesë një ditë që ikën dhe mbetet testament për të ardhmen.

Në këto fjalë të brumosura, u lexuan dhe u botuan  në librin “ Njohje e mëtejshme e veprës letrare të Nasi Lerës”.  Punimet e përmbledhura në këtë libër janë meditime për veprën në prozë të shkrimtarit Nasi Lera, ato trajtojnë pikpamjedhe pikëtakime në portretizim të protagonstëve dhe të ngjarjeve për disa vepra të autorit.

Përqëndirmi i autorëve në vlerësimin e veprës letrare të Nasi Lerës, begatoi mendimin e shpalosur në depërtim, e ndriçim sa më të thellë, e në kërkim të njohjes për veprën letrare të shkruar në të gjitha periudhat e saja.

Shkrimtari Mikel Gojani në kumtesën e tij“Poetika e prozës së Nasi Lerës”, botimi i dytë. Paraqiti aspekte të opusit letrar, duke theksuar se: ” Dhënia e Shpërblimit të rëndësishëm letrar “Beqir Musliu” në vitin 2021 nga “Ars Klubi” i Gjilanit, e përligji edhe më tej vlerën e krijimtarisë së Nasi Lerës, po njëherit më nxiti të bëj botimin e dytë të monografisë së përmendur”.[2]

Ndërsa në kumtesën e tij Anton Nikë Berisha, veçori  vlerat shkrimore të Nasi Lerës, duke theksuar se .  ” Teksti i hartuar nga Nasi Lera nuk synon informacionin e rëndomtë, të thjeshtë, po shumësinë e mesazheve që nxitin përsiatje të ndryshme; ai ngrihet mbi parimin e qenësishëm që të shqiptojë të mundshmen dhe të vërtetën artistike, që është cilësi kryesore e secilës krijesë letrare[3].

Vepra e Nasi Lerës  krijon predispozita më të gjera në  depërtime të njohjeve edhe në përkthimet letrare, ajo si e këtillë begaton fondin e letërsisë shqiptare  në analet e letrave  të përbotshme artistke.

Ndërkaq,Prend Buzhala, paraqet  vlerat  artistike që nga fillimet e para të krijimtarisë së shkrimtarit Nasi Lera, kur botoi librin e parë me tregime “Bora e fundit,më  1972,deri në ditët e sotme.Me vlera të dallueshme në ndërtim të forcouar të ngjarjeve dhe protagonostëve. “Kështu, pra, ky autor e ndërthur poetikën e shumëkuptimësisë”[4].

Sabit Rrustemi në kumtesën e tij veçon se: “Vepra me studime dhe vështrime kritike  POETIKA E PROZËS SË NASI LERËS, pos shumë shembujve nga krijimtaria e këtij autori që e përforcojnë titullin e librit, si pjesë përbërëse ka edhe pjesën e bashkëbisedimeve me autorin, nga ana e shumë mediave të shkruara dhe elektronike, ku autorë të ndryshëm, duke biseduar me shkrimtarin Lera, i mundësojnë lexuesit të njohin botën e tij krijuese e njerëzore…” [5].

Hajdin Morina në kumtesën e tij paraqet  mendimin e ngjeshur për veprën letrare me veçantitë e  saja dhe shkruan: “Nasi Lera është autor i veçantë dhe i papërsëritshëm në prozën e tij dhe në veprimtari të tjera artistike. Veprimtaria e tij artistike është shkollë letrare jo vetëm për lexuesin e rëndomtë, nxënësit e studentët, por edhe për studiuesit, teoricienët dhe kritikët letrarë,[6]

Edhe studiuesit tjerë paraqesin pikëpamje  të vlerave të shkrimtarit Nasi Lera,  në dimension të sintetizimit të avancuar, e në ruajtje të bagatimit të prozës shqiptare.

Libri është i pajisur edhe me  fotografi, të cilat  ruajnë  pamje  të një dite që nuk përsëritet në  jetën e njerëzve në qytetin e Klinës.

Botimi i librit“ Njohje e mëtejshme e veprës letrare të Nasi Lerës”, brenda  tërësisë së këtyre studimeve, paraqet aktin realizues të mendimit shkencor, si dhe jepen premisa e shpalosje të vlerave krijuese në prozën e trajtuar të shkrimtarit  ë mirënjohur Nasi Lera.

Në librin “ Ligjërata” Borhesi në kapitullin-Mrekullia e librti, ai shkruan: “E pyeten shkrimtarin Bernard Shou nëse besonte Biblën e kishte shkruar Shpirti i shenjtë. Dhe ai u përgjigj kështu.” Çdo libër që ia vlen ta rilexosh,është shkruar nga Shpirti. Ta themi disi më ndryshe.Një libër duhet të shkojë përtej qëllimeve të autorit”[7]

Të nderuar të pranishëm ,

Prania e sotme e shkrimtarit Nasi Lera në qytetin e Gjilanit, konsiderojmë se është begati e qytetit tonë dhe frymëzim e avancim për fjalën e bukur artistike dhe mbetet  testament në ruajtje të kujtesës historike për ngritjen e ndëgjegjësimin e kulturës në letrat shqipe.

Gjilan,më 11 nëntor 2023

[1] Njohje e mëtejshme e veprës letrare të Nasi Lerës”  Botoi,“ Beqir Musliu”,2022., në përzgjedhje të shkrimatrit Mikel Gojani.

[2] Po aty,fq.14.

[3] Po aty.fq.17

[4] Po aty.fq.36

[5] Po aty.fq.42

[6] Po aty fq.53

[7] Jorgr Luis berges.” Ligjërata”, Tiranë, 2013,fq.145,

You Might Also Like