Libri

DO TË PËRUROHET LIBRI ME SHKRIME KRITIKE PËR POEZINË E REXHEP ELMAZIT

Në vigjilje të Festave të Nëntorit

PËRUROHET LIBRI ME SHKRIME KRITIKE PËR POEZINË E REXHEP ELMAZIT

Veprimtaria e radhës e edicionit të 14-të të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, që do të mbahet më 25 nëntor, ora 12:00, në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan, do t’i përkushtohet Rexhep Elmazit, përkatësisht librit të posabotuar me shkrime kritike për poezinë e këtij poeti, SHPRUSHJE NËPËR VARGJET QË NUK ZBEHEN.

Janë përzgjedhur një Grup Autorësh që në këto pesë dekada kanë shkruar dhe vlerësuar poezinë e këtij atdhetari e poeti tejet premtues, por që jeta e me të edhe krijimtaria iu ndërpre dhunshëm…

Nga viti 1973 e deri në këtë vit kur shënuam 45 vjetorin e vrasjes së tij tinxare nga eksponentë të regjimit të asaj kohe, në çdo etapë kohore prej penave të shquara të letërsisë sonë, poezia e Rexhep Elmazit asnjëherë nuk është lënë në harresë.

Botimin e këtij libri, përmes Thirrjes publke “Mbështetja e Autorit” për vitin 2023, e ka mbështetur Ministria për kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës.

Për më shumë, me datën 25 nëntor 2023, Të Shtunën n’Dymbëdhjetë, në Bibliootekën “Fan S. NOli” në Gjilan.

You Might Also Like