Shkruan: Nijazi RAMADANI
Sabit Rrustemi me opusin letrar të pasuruar prej vitit 1977, me botimin e poezisë së parë në revistën “Zëri i rinisë” të Prishtinës, si dhe duke përvijuar edhe në një gjini tjetër letrare në prozë poetike – tregimtare, si “Fletëza e tetë”: “Nën maskën e mysafirëve”, të botuar dhe ndaluar në revistën “Fjala” të atyre motmoteve të pranverës së ’81-ës, letër kjo e cila ia preu udhën e botimeve, edhe pse në vazhdimësi, autori i përvijoi veprimtaritë të tilla artistike në diskontunitet të asaj politike pushtuese që ia preu rritën kësaj vije me ujë të rrëmbye- shëm sikur që prore rrjedhin ato prurje të Maleve të zeza. Poezia e parë e botuar më 5 shkurt 1977 në revistën “Zëri i rinisë”, i hapi udhë që nga vargu i parë për të mos u ndalur së shkruari, pas vjen me ciklin poetik në ‘Zëri rinisë”, me një për kushtim të mërgimtarit, babait të tij me titull simbolik letrar ”Letër nga Vjena”, po në gusht po të atij viti në te e përditshmja “Rilindje” i botohen me titullin ”Ndodhi e një kohe”, një cikël tjeter. Fillimi i bashkëpunimit me gazetën e studentëve “Bota e re”, ku poason nga vjeshta e atij viti 1978 – 1979 në këtë gazetë punoi si gazetar i rregullt, deri më 8 maj 1981, kur ka rifilluar bashkëpunin në shumë revistat e gazeta të asaj kohe. Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore ai, mori pjesë në konkurse anonime letrare si te ai, te “Zëri…”, me poezien “Sëmundja e dhëmbit” edhe u shpërblye, sikur edhe disa herë tjera me radhë u nderua në poezi dhe tregime. Në numrin VII të revistës “Fjala” me një prill 1981, në kohën kur Demonstratat e pranverës së rinisë studentore shqiptare të marsit në Prishtinë. Sabiti ishte pjesëmarrës dhe po në këtë kohë iu botua tregimi “Nën maskën e mysafirëve” . Revista “Fjala”, ditë që doli në shitje, të gjithë ekzemplarët s’shpejt u shpërndan, ndonëse ishte ndaluar nga regjimi i kohës. Autorit Sabit Rrustemi u dënua me katër vjet burg, sikur dhe kryeredaktorit të revistës Sabedin Haliti me tri vjet burg, Dënime këto, të cilat u ankimuan me të drejtë dhe pas tri shoshitjeve gjyqësore u përmbyll në periudhën 1981 – 1897, u cilësua se “fjala është për një pamflet armiqësor”. Edhe pse për periudhen e atij regjimi monist Rrustemit i’u ndaluan botimet publikimet letrare. Pas një dekade me shembjen e monizmit, pa dritën e botimit vëllimin poetik, “Korzo e lirë” që doli tek në vitin 1990, me titull tjeter, “Ku i la lisat era”, përmes Botimeve te “Rilindja “, Prishtinë, përvijoi me tregime, i po atij viti (1981) që ishte në proces botimi nga Redaksia e revistës “Zëri i Rinisë”, me titull, “Më fliste një zë”, u botua pjesërisht në vitin 1993, në vëllimin me tregime “Pika e Zezë”, i botuar në Shkup nga “Flaka e Vëllazërimit”, si dhe më 1997, në vëllimin e dytë me tregime, “Maska e mysafirëve”, përmes Shtëpisë Botuese “ Buzuku” nga Prishtina. …
COPËZIM KOHOR NË MES TË TRADITËS DHE MODERNITETIN (VEPRA POETIKE “PAQJA E BRISHTË” E SABIT RRUSTEMIT )
Pas leximit të vargëtimit poetik të Sabit Rrustemit e deri në përmbledhjen e fundit “Paqja e brishtë” me rreth 33 poezi të integruara në një vepërtëtërë. Gjatë leximit të përmbledhjes poetike “ Paqja e brishtë” të autorit Sabit Rrutemi kemi hetuar se pas përjetimit e rileximit merrnim detyrimisht në shpirt edhe barrën, që para lexuesve ta shpalosim malin e mbresave e të perceptimeve që nxit me një vërshim organik me tërë fuqinë mitike prej lashtësisë Palazge Dardane të shumë shtresuar në udhëkryqin ndërmjet traditës dhe modernitetit, kur dheut ende po i vjen era llom burgu, djersë bujku, plëng blegtori e barot luftëtari të lirisë. Prandaj autori Rrustemi shtrihet në madhështi mitike prej traditës e deri në krijimin e një identiteti të ri që përmbahet në bërthamën e veprës, duke e 19 ravijëzuar me copëzimin kohor në mes të traditës dhe mo- dernitetin e tejshkuar nëpër gjiun indoevropian të pellaz- gëve. Kështu, më shumë për botën poetike, për integritetin lirik dhe për autonominë e drithërimave poetike që me mjaft kërshëri i pret lexuesi, të cilit ia ofroi me aromën e luleve, të cilave duhet shijuar, duke na lënë të përmbushur përplot impresion të fuqishme nga ndërtimi kreativ i fig- urshmërive poetike, pjesëve të integruara fabulative që ngërthejnë në vete me tërë botën motivin, kuptimësinë im- agjinatave krijuese brenda qarkut të thurur dhe çthurur tematike që zhvillon ky autor që arriti të bëjë emër në plejadën e krijuesve të letërsisë së sotme shqipe në përgjith- ësi, edhe atë në mesin e krijueseve të gjeneratës së mesme të letërsisë . Librin e nis me poezitë përkushtuese të anga- zhuara për njeriun e tokës së tij te “Atdheu i rilindur”që ka ruajtur “Nën qeleshen e bardhë të kokës/nën një cep shalli/ për një mal vitesh e kam fshehur…. mbet arrë e vogël po e fortë/ Në këtë botë/ U rilind për të satën herë/ . Kështu, du- ke na dhënë nja tablo të meditimeve empirike që vazhdi- misht i ka ruajtur e ngritur që nga fëmijëria, dheu dhe et- apat në rilindje për t’u ngjitur në majën e Olimpit dhe herë -herë duke e satirizuar deri në skajshmëri mentalitetin mitik për të ndërtuar një kuptim të ri aktual:”Shkallët për në Olimp”,/Dilni prej birucash/ E kërkoni shkallë/ Ndë- rtoni Provoni.. Zeusi u çmend prej vetmie. Në poezinë e Rrustemit pleshmëria dhe morti janë në baraspeshë ekologjike që shprehen përmes kërkimeve antropologjike të tij, / prej para Krishtit…mos ia shikoni trungjet me varrë/ Degët me barrë/ mos u mashtroni nga leximi i parë/ Ajo është vetëm fars/ Kurorat prush me piptha i kanë/, poeti lexuesin e zgjon nëpërmes vargut të çiltër dhe në fund e përmbyll me mesazh integrues kombëtar që përmbyllet me revoltën e tillë:”Portret që s’kornizohet/ Janë shqiptarët/ 20 Dhe vetës nuk i thonë dikush/ Nëse bota rreth tyre nuk sillet. Përmes kësaj ia plason mes letrave ndërtekstuale për t’ia kaluar pastaj mesazhin autentik breznive me ikonën e tyre që rrinë me veprën dhe janë ngjizur nëpër damarët e gjakut të fisit. Megjithatë lashtësi, përherë i ka dalë vargu i freskët e vitale, sepse përthith mbi sfondin e epokave, të periudhave, të shekujve, dekadave e të viteve qofshin të mbarë apo të mbrapshtë, dhe kështu përherë lirika del nëp- ër fërkimet e copëzuar nëpër atë kohë mjaftë vargnim mo- derne. Ai, fare nuk ia vari vetës dyshimin se këtu ka diçka tjetër për pos asaj gjetjes gjenetike dhe empirike që i për- ket atij dhe të tjerëve më tepër se vargonim, aty struken, … e pastaj edhe jehon e zërave të ushqyera e të rritura me qumështin e fjalës së ndrydhur, fjalë kjo e cila me dhjetëra vite kërkonte për t’u zgjuar prej gjumit edhe në “kohën kur më ishte ndalu”, kohë e nizamit, xhandarit,policit pushtues të stërvitur me logjikën e të sunduarit vrasës dhe mbijetimt të qëndresë së robit të trishtë, pra ai ka vendosur atëherë kur “plisi e shalli” ishin ruajtur si identitet i atdheut të rilindur, por kurrë të mbushur e përgjunjëzuar,nga është dalë vargimi mjaftë reflekse i kohës së ruajtur në fundin e ark- ave të pajës së nusërisë kryqi e nusja i është hedhur në det për tu rikthyer në ishullin e maleve të Karadaket për atë kohë morti, në kohën kur na qe ndaluar shkolla, besimi, bindja dhe shprehja e lirë, duke nxjerr rrëfimin narrativ poetik dhe përgjërimin si pëshpëritje shpirtërore-ofshamë ndaj së kaluarës sonë. Poeti krijon shumë bukur këtë lloj të poezisë. Merr motive nga baladat popullore ose detaje nga veprimtaria e figurave të ndryshme, emra të njohur, ose fare të panjohur, personazhe që ai i zgjedh për trajtim në poezinë e tij dhe me sukses të madh i formësoni, duke i krijuar kështu poezi me vlera të larta artistike. Të tilla janë: Paqja e brishtë/ Ne këtu ishim kur erdhe si zot.. Ti 21 erdhe si zot a zotin tonë e harrove/ Ne i besojmë. Rrustemi ka krijuar poezi që kanë polemizuar poetikisht (po edhe publikisht) me kohën, situatën, grupe njerëzish e njerëz simbolikisht të karaktereve të ndryshme. Poezitë e këtilla nëse mund t’i quajmë kushtimisht polemiste të lakuar nëp- ër vete dhe të shkrehura në revoltën e hapur përmes vargut poetik. Dhe për shkakun e thjeshtë se ato vërtetë janë krijuar në kohën e ndodhjes së ngjarjeve e rrethanave të cakt- uara që lidhen kryesisht me gjendjen e pushtuar të popullit shqiptar. Këtu dua ta theksoj poezinë Mbrapshtë / Kryet e vendit nuk ishte te bishti/Këmbët të shpiejnë kah erdhe. Njëra ndër poezitë më të theksuara të kohës, me vlerë të qëndrueshme në ndërtimin, temën dhe vlerën e saj artisti- ke: Zvarritësit dhe Oxhaku, ku ato janë të shprehura gjith- monë në formën e revoltës dhe protesës së hapur:Gjuhët i zgjatën/Për fushë i lëshuan/ Po vapa e rëndë/ Dogji barin. Në mënyrë që gjësaj lëvizje eliptike virtuale ët arrijë mbi Pegazin e imagjinuar, të na i nxjerr nga një det i trazuar nëpër histori që bënë një jetë të tërë njeriu i tokës, ku autorit i vijnë si imazhi i trishtë Kandilat e Dokës, ku autori ka bërë një përshkrim të thellë të karaktereve të këtyre perso- nazheve dhe ndryshojnë thellësisht nga koha në kohë por, mbetën përjetësisht pas gjithë atyre ecjakjeve si një Odise përmes tokës së shkelur në lindjes të Trojës së lashtë e deri te një mini-poemë që mbërthen sërish për Dokën, heroin e Itakës së poetit, i cili e ruajti me motivimin dhe tematikën e një subjekti lirikepikë që ngërthen në vete mitiken dhe të pathyeshmen e ditëve tona. Këto vargime poetike të një tufe që u ngjan fijeve të mëndafshtë të kandilave të Naimit dhe të zanave të Fishtës dhe të Mjedës, e që lexuesit i vij- në si një lajtmotiv i një identiteti të kryqëzuar përmes ka vështirë për t’i kapur si/ Një mal për dimër dhe një verë me diell/ Dhembjen e zezë flakë në qiell/ e për t’i bërë si 22 gërshërë që prek e pret në poezinë “I Zoti i shtëpisë dhe qeni/ Ai kërkon këlysh/ për t’ia prerë veshët/ dhe te vargu /Po gaboi në të lehur/ Ndë-shkimi ka për ta kthjellur/.Sabit Rrustemi, vargun poetik e ndërton duke u krijuar me vetë jetën, situatën e shpërfaqur përmes heroit të tij, njeriut në kërkim të shtigjeve të dritës dhe lirisë si dhe përherë duke të qartësuar formën e kompozicionin e tij, vetit dhe synimin e tij, poezitë përkushtuese personale për M.Gashin, Qytetin e Beqës, Ali Podrimja është fajtor, për të përgjëruar për të shenjtin e tij/ Ibrahim Rugova/ që ia varë Kosovës me shenjtin e tij. Pastaj për të përvijuar në rrathë-rrathë Udha e Dokës që më shumë simbolizon orbitën e tmerrit nëpër të cilën kalon qenia e tij, e shkrirë për dheun dhe më në fund, as dheu nuk e tretë, duke liruar sulfatin nga eshtr- at që i derdhen në varrin e Dokës, mbijnë dritat si te poezia “Kandilat e Dokës”.Prapëseprapë, ai, nga ajo që pjellë imagjinata njerëzore për jetën pas vdekjes. Përkujton rin- gjalljen, për të parë vendlindjen e tij. Pra, në radhë të parë vendosen katrahurat e përjetuara që njeriu normal nuk mu- nd t’i shkulë as nga zemra e lënduar e as nga kujtesa e ndrydhur, sepse të gjitha katrahurat e ndjekin si hije. Këto krijime s’ ka se si të mos dalin akuza kundër kanibalëve, korbave të mortit, valleve të vdekjes, ofshamave, dhembj- eve, pikëllimeve, çmendurive, ngatërrimeve, etheve, gëlltitjeve dhe përgjakjeve që stimulojnë imazhet e tmerrit, të frikës e të trishtimit përballë optimizmit që shtrihet deri në përjetësi. Vargjet e Rrustemit zbërthejnë dhe ngërthejnë fanitet, zërat dhe drithërimat lirike epike të atdhedashurisë ndaj ksenofobisë, të pushtimit të lirisë ndaj frikës, të dijës ndaj mosdijes, fitores ndaj humbjes, të ngrohtësisë ndaj egërsisë, të qëndresës ndaj trishtimit, të humanizmit ndaj vrasjes, të pritjes ndaj shkatërrimit, të dritës ndaj errësirës e të jetës ndaj mortit, t’ua përballur vetëm me një flakadan 23 në shpirtin më të ndritshme të frymës At Pëllub Zefit “Rrno me tregue” apo atë gurakuqiane “Mjer ai që nuk qëndron”. Në sprovë para sfidës dhe të formësimit të mes- azhit për pasardhësit, por edhe për dëshmitarët e këtyre kohërave të zeza imazhet e të cilave i sendërton poeti me subjektin poetikë, duke i lexuar këto përmbledhje, veçanë- risht kur jemi në vetmi dhe para kërkesave për shijimin e vjershës lirike, krijohet një përshtypje se operon mirë dhe bukur në të gjitha kaptinat gjatë dhënies të formës për imazhin e vjershës moderne lirike në harmoni me kohën dhe vendin. Rrustemi e përmbyll për mes qasjes në internet, duke bërë kërkim më të avancuar të lojës në Google për Kodin e fshehtë të atdheut, por përmes kërkimit të ADN-së, pra pa ia falë palcën e gjakun palcës së dheut që vetëm atëherë krijohet kodi i fshehtë i atdheut përmes këtyre vargjeve poetike mitike po krihohet kuptimi i jetës së lirë në dheun për të cilën ranë. Libri ka 76 fq. Botuar më 2007 nga Shtëpia botuese “Rozafa” Prishtinë.(Zëri, Prishtinë, 2007)