Klubi i Hendbollit Drita nga Gjilani ka emëruar trajnerin e ri. Ish- hendbollisti i mirënjohur gjakovarë, Lulzim Nagavci, merr drejtimin e Dritës, e cila në sezonin vjeshtor zuri vendin e tretë me 20 pikë të mbledhura.
“Arsyeja që mora drejtimin e Dritës, ishte Luan Sllamniku, kryetar i këtij klubit. Kemi arritur marrëveshjen për gjysmë sezon”, tha Nagavci.
Gjasat janëqë Drita të përforcohet me lojtarë cilësorë. Pretendojmë vendin e dytë apo të ruajmë pozitën e tretë. Synimet tona janë që ta sigurojmë një vend në Kupat e Evropës”, ka shtuar Nagavci.