Gjilan

VV: Një nga një, derisa të mos mbetet asnjë!

Komuna e Gjilanit, nuk e ka ndërmend ta ndalë krimin ndaj ambientit. Sharrimi i drunjve vazhdon të bëhet edhe në ato pak hapësira të gjelbra që i kanë mbetur qytetit dhe ky sharrim po bëhet nën urdhërat e krerëve të Komunës: Lutfi Haziri dhe Arbër Ismajli. Për dallim nga qeveria e kaluar komunale, e cila drunjtë i sharronte brenda ditës, strategjia e LDK-së tani më është e njohur për qytetarët e Gjilanit, këta të fundit i prejnë për çdo ditë nga 2-3 drunjë.
Dje e kishin radhën drunjtë që ishin në mes të qytetit, mu përballë zyreve të krerëve të Komunës.
Është shqetësues fakti që edhe pas thirrjeve të qytetarëve të Gjilanit për ndalimin e prerjes së drunjëve, kjo po vazhdon në mënyrë edhe më të vrazhdë dhe bashk me të po vazhdojnë të jepen edhe tenderët korruptiv për mbjelljen e tyre!

You Might Also Like