Gjilan

Lutfi Haziri: 34 vjet me LDK-në, familjen e madhe politike që i dha Republikës formë, besim dhe shpresë

Me rastin e 34-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Viti është mbajtur takimi madhështor i Degëve të LDK-së në Anamoravë.
Të pranishmëve u është drejtuar kryetari i Degës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri.
LDK është partia më e vjetër, më e organizuar, më e strukturuar dhe partia e vetme që këtij vendi i dha formë, besim e shpresë se Republika jonë mundet dhe duhet të zhvillohet për t’u bërë e barabartë me të gjithë të tjerat. Roli i LDK-së për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e në Ballkan është i jashtëzakonshëm.
Kjo familje politike e Ibrahim Rugovës, këtij vendi, përveç që ia dha identitetin e një Republike dhe një populli që tashmë udhëheq dhe vendos vet, ia dha edhe demokracinë dhe në këtë demokraci fitojnë edhe rivalët tanë.
Në këtë përvjetor, i falemi njeriut që e udhëhoqi një popull dhe e shpëtoi nga një masakër dhe një varr kolektiv të organizuar, por që në fund rezultoi me atë që besojmë dhe e themi – u lind për të shkaktuar procese të mëdha dhe për të realizuar ëndrra. I falemi dr. Ibrahim Rugovës. Urime 34-vjetori i LDK-së!
————————————————————
Sot, në manifestimin e madh politik të Anamoravës, në Viti, demaskuam mashtrimet e manipulimet frapante të kryeministrit ose, më mirë të themi, administratorit të Kosovës sot.
Jam i lumtur që në këtë tubim masiv e në këtë solemnitet, t’ju them se me qeverisjen e Vitisë ndihemi krenarë të gjithë, pa dallim,
Ndihet krenar edhe kryeministri i Republikës, ai i cili vjen këtu e mundohet t’i përvetësojë rezultatet e qeverive të kaluara.
Përvetësimi i investimit të Parkut Industrial këtu ishte tentim i mjerë prej mashtruesi, me një lehtësi të padurueshme.
Për ta kuptuar deri ku shkon shkalla e mashtrimit të tij, me keqardhje të thellë, më duhet ta them para jush se Kurti ka manipuluar në mënyrën më të ulët edhe me ndjenjat e besimtarëve myslimanë.
Besimtarët ia dhanë besimin e plotë hiç më pak se një ateisti, sepse i mashtroi me lehtësi të padurueshme teksa ndalej kinse për ta respektuar ezanin.
Kurti ka luajtur me ndjenja të besimtarëve, të namazlive, të njerëzve të xhamive, ka luajtur me njenjat e haxhive, e kjo është pafytyrësia më e madhe që mund ta bëjë një politikan. Jam i sigurtë që këtë mashtrim s’kanë me ia fal.
Kurti, përveç tjerash, Kosovën e ka sjell në depresion të thellë ekonomik e politik.
Kosova sot është më e pa sigurtë, më e pa shpresë.
Kosova sot është e izoluar.
Kosova sot është nën sanksione nga bota perëndimore që nuk i ka ndodhur kurrë më parë.
Kosovën duan ta bëjnë vend të pa jetueshëm. Duan ta bëjnë vend të shkretë.
Në këtë qëveri, për tri vjet, kanë shpërthyer skandalet e papara korruptive e nepotizmi në punësim. Dominon paaftësia, mungesa e ekipit e e përvojës. Po ashtu, me metoda të vjetra të frikësimit e shantazhit, kjo qeveri po tenton t’i disiplinojë punonjësit e shtetit dhe kjo është tepër e rrezikshme.
Edhe më i rrezikshëm është fakti se Kurti erdhi në pushtet me metoda të gjakimit për pushtet absolut dhe Kosovën e solli afër vëllavrasjes, përmes metodave të përçmimit, poshtërimit djallëzor e keqinterpretimit të realiteteve.
A i keni parë deklaratat e eksponentëve të Qeverisë Kurti se si e kontesojnë shtetin, e shohin si projekt të përkohshëm.
Po duan ta zhbëjnë Republikën, për të cilën u sakrifikuan mijëra gra e burra, më të mirë të kombit.
Këtë Kosovë të sotme, këtë Republikë e ka projektuar deri në detaje Presidenti tashmë i ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova sepse ai ishte një hap para krejtve. Ai e realizoi ëndrrën shekullore të shqiptarëve.
Rugovistët e demokratët e dinë mirë se ideologët e majtë janë të përkohshëm, por kjo Republikë, që e projektoi e themeloi Rugova, është e PËRJETSHME!
Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Vitinë!, tha kryetari z. Haziri.
Zyra për Marrëdhenie me Publikun e LDK-së në Gjilan,
23 dhjetor 2023

You Might Also Like