Gjilan

Haziri ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it për juglindje, Nicolas Perrone


Gjilan, 7 gusht 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune dhe falënderimi komandantin e KFOR-it për regjionin e juglindjes, Nicolas Perrone, me të cilin kanë bashkëbiseduar aspektin e sigurisë publike, bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësinë e bashkëpunimit të Gjilanit me regjionin e Emilio Romano.
“Është një takim ku e falënderova kolonelin Perrone për bashkëpunimin e deritanishëm, koordinimin e mirë për sigurinë publikë me bashkëpunim të ngushtë të nivelit ushtarak dhe atij civil dhe njëkohësisht edhe për organizimin e bërë me regjionin Emilio Romano. Ky është një ofrim i regjionit tonë me një regjion jashtëzakozisht të zhvilluar ekonomikisht dhe me një potencial të fuqishëm në Itali. Përkundër që koloneli do të përfundojë mandatin e tij në fund të këtij muaji, është i gatshëm që të na ndihmojë, në mënyrë që ky bashkëpunim të jetë më i afërt dhe i prekshëm gjatë të ardhmes”, ka thënë kryetari Haziri.
Kurse, nga ana e tij, koloneli Nikolas Perrone, ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë me trupat e KFOR-it, por njëkohësisht edhe qytetarët e Gjilanit dhe kryetarin e Komunës që në vazhdimësi kanë qenë të angazhuar për sigurinë publike dhe kushteve më të mira të jetesës duke përfshirë të gjithë pa asnjë dallim.
“Ishte kënasqësi për mua të punoj me një njeri të mirë siç është kryetari Haziri dhe kështu e kisha mundësinë të kryej punën time shumë mirë kur edhe qytetarët ishin mbështetës të vazhdueshëm. Jam i përkushtuar të garantojë siguri në Kosovë dhe kryetari ma ka dhënë mundësinë të bëjë këtë në mënyrën më të mirë. Kemi organizuar konferencën për mundësinë e bashkëpunimit me regjionin e Emilio Romano dhe besoj shumë se së bashku do të arrijmë zhvillimin disa projekte për zhvillim të Gjilanit në të ardhmen”, ka thënë, mes tjerash, kolonel Perrone.

You Might Also Like