Libri

LETËRSIA SHQIPE PASUROHET EDHE ME NJË VEPËR TË RE

 

 

Naim Fetaj, një nga poetët më aktiv viteve të fundit, i cili prej kohësh jeton dhe vepron në Gjermani, që nga nesër, pasuron letërsinë shqipe edhe me një vepër të re.
ZOGJTË NUK NDËRROJNË FYTYRË, titullohet vepra e tij e pestë poetike, e cila editohet përmes Shtëpisë botuese “Beqir Musliu”.
Libri më i ri poetik i këtij poeti mjaft prodhimtar, epiqendër ka fatin e Kosovës dhe njeriut të saj në këtë fillim shekulli, ku përmes një shtjellimi poetik , frymëzimet e kësaj përditshmërie i sjell krejt bardh e zi, pa fije ngurimi , duke e avansuar dhe përforcuar mëtej veprën e tij poetike, e cila e ruan një vazhdimësi që nga libri i parë, “Yjet bëjnë roje”, e deri te ky vëllim më i ri , i cili shquhet për cilësi dhe vlera të mirëfillta letrare.

You Might Also Like