Futboll

Yll Ibrahimi i bashkohet Gjilanit

Sport Club Gjilani komunikon marrëveshjen e arritur me futbollistin Yll Ibrahimi. Nënshkrimi në bashkëpunimin e arritur është i vlefshëm gjerë në verën e vitit 2027.

Ibrahimi ndërron ambient në dhomat e zhveshjes, pasi që më parë ishte pjesë e klubit Drita nga Gjilani.

20 vjeçari luan në pozitën e anësorit të majtë dhe është i gatshëm për stafin teknik në prag të fillimit të fazës përgatitore.

Duhet theksuar se Ibrahimi ishte pjesë e rregullt e moshave të Përfaqësueses së Kosovës.

Ylli është pritur nga drejtori sportiv Ertan Demiri, i cili i ka përgëzuar atë për zgjedhjen e bërë dhe i ka uruar sukses në sfidat të cilat janë në pritje.

You Might Also Like