OPINION

Agimi ishte e mbeti luftëtar dhe krijues i pavdekësisë

Gjilan, 1 maj Tash e 18 vjet na mungon Agim Ramadani, heroi i popullit. Tetëmbëdhjetë vjet pa Agimin e lirisë. Ndonëse ai na mungon, vepra e tij heroike jeton me ne dhe kurrë nuk do të “vdes”! I pavdekshëm mbeti edhe Agim Ramadani djaloshi më i mirë i Zhegrës së Karadakut e i Kosovës.

Andaj, dëshmotët e kombit përherë do të duhej të përkujtohen e nderohen. Ata dhe vetëm ata janë më të shenjtë për kombin e atdheun. Ata ndërruan jetën “tjetër” dhe kanë shkuar në përjetësi. Janë të shenjtë dhe kanë shkuar në shenjëtëri! Lumë ata që dhanë jetën për atdhe! Për ata, atdheu ishte mbi të gjitha.

Edhe Agim Ramadani, hero i kombit, do të përkujtohet dhe do të nderohet përgjithmonë. Përkujtimi ndaj tij është i madh dhe i përjetshëm. Ate do të duhej ta nderon i tërë kombi shqiptar. Ndonëse ra në altarin e lirisë e shkoi në përjetësi, vepra e tij nderohet e vlerësohet nga të gjithë njerëzit e Kosovës e më gjerë. Ishte ky djaloshi më i mirë i Zhegrës së Malësisë së Karadakut dhe i Kosovës, i cili është i pari që theu kufirin shqiptaro-shqiptar në luftën e fundit 1999. Dhe, jo vetëm kaq.

E përkujtojmë sot Agim Ramadanin, hero, i cili e dha më të shtrenjtën e tij, jetën për atdhe e për liri. Sa herë e përkujtojmë, sikur na përshkon një ndjenjë e dhimbjes, por, njëkohësisht, jemi edhe krenar që patëm një hero të rrallë të jetës ushtarake e krijuese. Pra, Agimi ishte një trim i paepur për lirinë e vendi, Kosovës.

Agim Ramadani ka lënë pas vepra jo vetëm si luftëtar, por ai ishte njeri i kulturës dhe një strateg i madh i artit strategjik luftarak. Ai ishte një figurë shumëdimesionale e jetës. U shkollua si ushtarak dhe mori grada të larta në Akademinë Ushtarake të Zagrebit, por ai ishte edhe vizionar për bashkimin e dy shteteve shqiptare. Ishte e mbeti hero i merituar i popollit.

Po të shpaloset vepra e Agimit si poet, luftëtar, piktor e strateg prej luftëtari, ai i tejkalon kufinjtë e një figure të rrallë të shekullit të lirisë së shqiptarëve. Agimi ishte e mbeti një emër i jetës prej luftëtari trim. Ai, me rënien e tij në fushë të nderit, më 11 prill 1999, i dha kuptim jetës “tjetër”. Thonë, vetëm kur vdes heroi, lingjallet një “tjetër” e jetës. Pra lindin heroi, trimi dhe luftëtari i lirisë. Pra, ai shkoi në përjetësi. E, trimat e kombit, si Agim e shumë të tjerë, nuk vdesin, por e jetojnë jetën sa të jetojë kombi shqiptar. Agimi mbeti i pavdekshëm për jetë të jetës. Pse jo?

Me Agim Ramadanin e shumë të tjerë, ka ndërruar historia e popullit shqiptar. Më kurrë për jetë të jetës kufiri në mes dy sheteve shqiptare nuk do të jetë i ndarë! Edhe populli shqiptar do të jetë i pa ndarë. Do të jetë, si ka shtuar poet, Ibrahim Kadriu: “Nënë m’atanë, Nënë n’këtë anë”. Pra, një popull me Një Nënë! Një popull i pandarë. Një komb me një NANË shqiptare! Kjo është fakt. Ai sot agon në mbarë Kosovën. Dhe, kur pas

katërmbëdhjetë vjetësh e përkujtojmë luftën e Agimit, në Jasiç e Koshare të vitit 1999, ne mburremi për fitoren e Tij me shokë bashkëluftëtarë.

Agimi e ka historinë e ndritur dhe më krenare. Agimi, me veprat e tij është i pavdekshëm. Ai na është i gjallë me vepra, jo vetëm ushtarake, se ishte ushtarak i përkryer, por pas na la vepra nga arti piktural e arti poetik. Trimat, si Agimi, nuk vdesin kurrë! Vepra e Agimit është histori e jetës. Është art përkushtues, por edhe art i jetës. Artin e bën njeriu madhor dhe i pavdekshëm. Agimi e heronjtë tjerë, pas vdekjes, ringjallen. Ata nuk vdesin. Lindin për të jetuar gjatë, shumë gjatë… Ata vetëm ndërrojnë mënyrën “tjetër” të jëtës.

Agimi pati talent të rrallë në artin e letërsisë e të pikturës. Ai artin letrar e deshi shumë. Por, ja jeta “tjetër”, ia morri ëndrrat e frymëzimet e shumta në artin letrar. Dihet: Agimi la pas vetës veprën poetike “Një jetë tjetër” e dorëshkrime të shumta. Është kjo vepër e sajuar nga ato vjersha më të bukura që la Agimi pas jetër “tjetër”. Kjo vepër e përktheu Shqipe Husaj, profesoreshë e gjuhës angleze nga Peja. I themi: të lumtë shoqe! Një përkthim i bukur dhe meritor. Sikur ia ktheu borxhin heroit të kombit duke ia përkthyer veprën në fjalë, e cila është pritur me interesim të madh nga artdashësit. Një vend të parathënies së kësaj vepre thuhet se, “Agimi i donte armët kundër armëve dhe luftën kundër luftës.

Ai e donte jetën plot dashuri, por i deshi edhe fëmijët dhe Kosovën, atdheun e shqiptarëe. E donte kombin dhe botën. Dhe vizatonte copa nate që po i praronte drita… Agimi shkroi edhe poezi. Shkroi edhe libra, doracakë për luftën”, pohon në një rast poeti i mirënjohur shqiptar, Visar Zhiti, i cili, duke e vlerësuar veprën e Agimitr, ai është shprehur: “Lotët nuk më lënë të lexosh dot poezitë e tij. Më ikin nga duart në ajër si copa drite, si fasho, më mbulojnë të tërin si rëndime, si flatra dhe befas bëhet terr. Terr i tanishëm. Porsi një abazhur ndriçon plaga e poetit dhe unë e kuptoj se drita na vjen prej gjakut të dedhur në luftën për liritë e Njeriut që është dhe komb”. Pse, jo?

Edhe poetët patën të drejtë të shtojnë fjalë më të bukra për djaloshin e Karadakut, Agim Ramadanin, heroin e kombit. Dhe pas kësaj, Agimi na vjen si një meteor i ndritur, por na vjen edhe si piktor e poet, por mbi të gjitha si atdhetar. Ai gjakun ia fali kombit dhe atdheut të tij, Kosovës së Shenjtë e të shtrenjtë. Si i tillë prej artisti e poeti, Agimi na iku në pavdekësi, por duke na lënë vepra që ate e bëjnë madhështor e të pavdekshëm në jetë. Ai sot na “flet” e na “rrëfen” atë jetën “tjetër” që pati si fat krenar për kombin. Fytyra e tij “sot” po rrezaton krejt Malësinë e Karadakut e Kosovën. Kjo na gëzon.

Ai sot nderohet nga Gjilani, Zhegra, por edhe nga krejt Karadakun e Kosovën. Pse jo? Sot, ju që po e nderoni Agimin, po e nderoni kombin dhe Kosovën. Ai është “gjallë” në çdo fushë të jetës. Ai po prin e po na ecën përpara. Ecim me Agimin e lirisë…Se, në art ai shtonte: “Pas vdekjes vjen shtegëtimi”. Dhe, ja pas tetëmbëdhjetë vjetësh, Agimi, me vepra na kthehet i “gjallë” në Zhegër, aty ku lindi dhe jetoi jetën e rinisë djaloshare.

Edhe shkrimtari vendas, Ibrahim Kadriu, para disa vjetësh botoi monografinë tri vëllimshe për Agim Ramadanin me titull “Agimi i lirisë” (2011). Këtu është një jetë e

tërë e heroit të kombit, Agim Ramadanit. Është kjo monografi e jetës dhe veprimtarisë së gjithanshme të gur shkulësit të kufirit shqiptar, Agimit të lirisë.

Ky është Agimi, heroi i popollit, por edhe djaloshi i Zhegrës së Karadakut. Dhe, poeti i përjetësisë, Agim Ramadani “këndoi” në vargje me plot vrull e talent poetik: “Tani unë jam hi dhe hije nuk kam/ Se kam dërruar jetë/ askush nuk e di/ Më kërkojnë pyesin ku kam mbetur/ Në trupin tënd të brishtë jam shkrirë”. Kjo madhëron. Madhëron edhe këto vargje të Agimit: “Për një pikë Ujë Kosove…” Janë këto vargje që artikulojnë shpirtin dhe madhështinë të poetit. Ai do të shtojë kështu në një varg: “të vdekurit varre u hapin të gjallëve, Kosova megjithatë jeton…” Agimi mbeti Agim i pavdekësisë. Kjo ëshë ajo jeta “tjetër” e legjendës së Kosharës dhe e shkulësit të gurëve të kufirit shqiptaro-shqiptar. Agimi, i cili ia fali jetën Kosovës sonë të shtrenjtë e të pavarur, të cilën vend e deshi më shumë se jetën!/Tefik Selimi

 

You Might Also Like