Sportet me dorë

DRITA E JASHTËZAKONSHME, E MBYLL KAMPIONATIN E JASHTËZAKONSHËM

Një edicion i jashtëzakonshëm, për shumë gjëra.

E nisëm me shumë sfida dhe me po kaq sfida po e mbyllim.

Drita, kampion i Kosovës në katër vitet e fundit, nuk arriti ta zë hapin e fundit, që na siguronte finalen.

Por, kjo humbje na lehtëson, kur kthejmë kokën prapa e shohim çka kemi arritur me këto vajza fantastike.

U gëzuam që u kthye volejbolli, e që na u dha mundësia që përmes lojës më të bukur në botë ta tregojmë potencialin tonë.

U gëzuam që treguam se sporti na bën bashkë, e dalim fitues edhe ndaj situatave të jashtëzakonshme si ajo e pandemisë.

Na gëzoi fakti që vajzat e mbyllën kampionatin pa lëndime e me shëndet të plotë.

U gëzuam që me rivalët, përtej dëshirës për fitore, i shtrimë dorën e mirënjohjes e respektit njëri-tjetrit.

Na hidhëroi fakti që këtyre vashave u mungoi mbështetja e tifozëve më të mirë në botë, “Intelektualëve”, me të cilët familja jonë është akoma më e madhe, por gjithmonë duke e patur shëndetin e secilit prej nesh prioritet.

Madhështia e Dritës u pa në një finale para finales.

Për 5 vjet fituam 15 trofe, e duke qenë krenaria e qytetit.

E lamë në fund, siç i takon ëmbëlsirës presidentit Kupi Shabani.

Pa ndihmën e sakrificën e tij, Drita s’do t’i numëronte këto suksese e as të mburrej me to.

I jemi shumë mirënjohës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e sinqertë që ia ka ofruar klubit 🙏🏻

Drita do të kthehet akoma më e fortë, me shumë trofe e suksese, që i takojnë K4MPIONIT!

You Might Also Like