Sportet me dorë

Volejbollistja Ronita Leka karrierën e vazhdon në Austri

 

Lojtarja e qendrës në Klubin e Volejbollit Drita nga Gjilani, Ronita Leka, është ndarë me klubin e saj të zemrës KV Drita për të vazhduar karrierën e saj në Bundesligën e Austrisë në klubin SG Prinz Brunnenbau Volleys.

Leka që karrierën e saj e ka nisur në KV Drita në grupmoshat e reja, me talentin e saj shumë shpejt i ka rënë në sy kryetrajnerit të saj Lorik Ilazi, i cili që në moshë të re atë e ka angazhuar në ekipin e parë të KV Drita, duke qenë pjesë e gjeneratës së artë të këtij klubi që disa vite me radhë u shpall kampione dhe fitoi të gjitha trofetë e mundshëm.

Ronita Leka është largimi i tretë nga KV Drita këtë vjeshtë, pasi më herët drejt SHBA-ve është larguar lojtarja, Venera Kadriu, më pas drejt Kanadasë është larguar Lorina Mehmeti e tash së fundmi edhe Ronita Leka është larguar në drejtim të Austrisë.

Të rikujtojmë se këto tri lojtare të KV Drita, pos si sportiste të dalluara, kanë qenë shumë të dalluara edhe në mësime e studime dhe se krahas lojës së volejbollit, ato me siguri se do të shënojnë suksese të dalluara edhe në karrierë si profesioniste në lemitë e tyre

Kkubi i Volejbollit Drita i ka dëshiruar suksese lojtares Ronita Leka – Ronki. Ja postimi i plotë i KV Drita:

 

Suksese RONKI….
Sot shkoj drejt sukseseve te reja lojtarja jone e qendres Ronita Leka.

Ronki sot ishte qe te pershendetet me vajzat, trajneret dhe ekipin dhe te vazhdoje rrugen drejt sukseseve te reja qe e presin, Ronita Leka kete vite do te jete pjese e ekipit “SG Prinz Brunnenbau Volleys” ekip i cili luane me shume suksese ne Bundesligen Austriake ku vitin e fundit ishte fitues i Kupes Austrise dhe kete vite se bashku me Ronkin do te garoj ne “CEV Challenge Cup” ne 16-ten e Finales.

Ronita sot u pershendet duke i perqafuar te gjithe dhe duke i falemderuar por edhe duke premtuar se nje dite te bukur do te kthehet!

Ronita LEKA nje nder lojtaret kyqe viteve te fundit te klubi jone e cila ishte titullare gjate tre viteve te fundit duke ndihmuar pa mase ekipin qe te shpallet Kampion per tre vjet rradhazi dhe te fitoj te gjitha trofet duke treguar vlerat e veta si nje Kampione e vertete!

Suksese Ronki… ti je Kampione!!!

You Might Also Like