Futboll

Gjilani me pesë mungesa ndaj Trepça ’89

SC Gjilani, nën udhëheqjen e kryetrajnerit të ri Ismet Munishi, këtë të diele do të përballet me Trepça ’89 në ndeshjen që do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Gjilani, që ka patur shumë probleme në ballafaqim me mitrovicasit në ndeshjet e kalauara, në këtë ndeshje do të hyjë pa pesë lojtarë, që janë kryesisht lojtarë të mbrojtjes.

Për skuadrën e Gjilanit sot do të mungojnë për shkak të lëndimeve tre kroatët Bushiq, Sorsa dhe Fustar, që janë të lënduar, sikurse që i lënduar është edhe Edison Kqiku, kurse shkaku i dy kartonëve nuk do të mund të paraqitet as Franc Veliu.

You Might Also Like