Futboll

Gjilani e Drita bien më poshtë në tabelë

Dy ekipet gjilanase, Gjilani e Drita nuk kanë qenë të suksesshme këtë të shtunë, duke pësuar humbje që të dyja, Gjilani në fushë të vet e Drita në Drenas në ballafaqim me Feroniklin.

Pas kësaj xhiroje, që ishte e pesta, Gjilani që ka një ndeshje më pak, atë ndaj Prishtinës, që nuk u luajt në xhiron e parë, tashti ka grumbulluar shtatë pikë, me dy fitore, një barazim dhe një humbje. Ekipi kuq e bardh është I pesti në tabelë dhe ka një goldallim 5:5.

Në taborin bardh e kaltër, të Drita askush nuk e ka pritur një nismë kaq të dobët, një fitore dhe katër humbje. Drita është e nënta në tabelë dhe ka tubuar vetëm 3 pikë me një goldallim 9:12.

Këtë mesjavë, Gjilani do të përballet me Prishtinën.

 

You Might Also Like