Futboll

Mezani: Golat më shumë i bëmë vet se sa që na i shënoi kundërshtari

Gjilani ka zhvilluar ndeshjen më të mirë sivjet, por njëkohësisht ka pësuar edhe golat me të lehtë ndonjëherë. Këtë e pranon edhe kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, i cili pas ndeshjes me Llapin ka theksuar:

“Duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë tona, duhet t’i shfrytëzojumë kur dalim para portës, ndryshe kundërshtari të ndëshkon. Golin e parë dhe të dytë në portën tonë më shumë i bëmë vet se sa që na shënoi kundërshtari. Duhet të punojmë edhe më shumë dhe t;i përmirësojmë gabimet që po na shfaqen. Më nuk ka kohë, ndeshjet po pakësohen e na duhen rezultate pozitive. E vemja gjë që na kënaq dhe na jep shpresë për ndeshjen e ardshme është loja e bukur, por nuk duhet të mjaftohemi me të. Kemi ngritje, por pjesa tjetër është negative, ngase kundërshtarët direkt po na afrohen e ne kemi ngelur në vend. Na duhen fitoret dhe këtë duhet ta kërkojmë pikërisht ndaj Prishtinës”, ka thënë Gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit.

You Might Also Like