Futboll

Premton Muja i tha lamtumirë futbollit aktiv

Ish- sulmuesi i Gjilanit dhe i shumë klubeve kosovare, por edhe lojtar që për disa vite karrierën e ka vazhduar jashtë vendit, Premton Muja, pas gati dy dekada në fushën e blertë i ka dhënë fund karrierës së tij prej futbollisti. Premton Muja, sa e sa herë ka gëzuar adhuruesit me golat e tij, kurse në fushë ka qenë shembull i një lojtari tejet korrekt dhe i cili ka dhënë shumë kontribut në futbollin tonë.

Më së shumti ai ka lënë mbresa tek adhuruesit e Gjilanit, “Skifterat”, të cilët e kanë përkrahur më së shumti dhe të cilët ai i ka dashur më së shumti.

Adhuruesit e Gjilanit, “Skifterët” i kanë kushtuar atij një përkushtim në faqen e tyre zyrtare në facebook, të cilën po e botojmë të plotë:

 

Ish sulmesi i Gjilanit, Premton Muja, qe per shume vite i mbrojti ngjyrat tona i ka dhene lamtumire futbollit aktiv.
Premton Muja eshte njeri nder golashënuesit me te mire tek klubi jone.
Skifterat e falenderojne perzermersisht “Arushen” duke i uruar suksese ne aventuren e re.
Premton, do mbetesh gjithmone njeri prej nesh!

You Might Also Like