Futboll

Zekirija Ramadani ndahet me Gjilanin, gjeti angazhim në Arabinë Saudite

Zekirija Ramadani, kryetrajner i deridjeshëm i Gjilanit zejen e trajnerit do t’a ushtrojë në Arabinë Saudite. Një gjë e tillë është bërë e ditur brenda burimeve nga ekipi kuq e bardh nga Gjilani, i cili në kampionatin që shkoi zuri vendin e tretë në Superligën e Kosovës në Futboll dhe do të luajë në Europa Conference League, shkruan kryelajmi.com

Zekirija Ramadani është vlerësuar si më meritori për rezultatet e mira të Gjilanit në këtë kampionat, kur ekipi kishte arritur të laujë edhe në finalen e Kupës së Kosovës në Futboll, duke u mposhtur në finale nga Prishtina.

Ofertave nga Arabia Saudite nuk ka mundur t’i bëjnë ballë as Cristiano Romaldo e as Karim Benzema e një gjë të tillë nuk mundi t’a përballojë as Zekirija Ramadani, i cili do të drejtojë një ekip të Ligës së Parë të Arabisë Saudite./kryelajmi.com/.

You Might Also Like