Bashkë me kandidaten për asamble Leonora Morina Bunjaku vizituam kompaninë FLORA Rehau.
FLORA Rehau është një kompani shumë e suksesshme në fushën e prodhimit të dyerve dhe dritareve prej PVC dhe alumini. Një pjesë e madhe e prodhimit të tyre shkon për eksport, duke e bërë këtë biznes një shembull të mirë të punës cilësore dhe përkushtimit vendor.

Mbrëmë vizituam odën e Lutfi Maliqit nga lagjja Dheu i Bardhë!
Faleminderit për mikpritjen, bisedën e këndshme dhe atmosferën e mrekullueshme që krijuat.
Në takim morën pjesë kandidati ynë për Asamble, Astrit Sherifi, si dhe deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Bajram Mavriqi.
Bashkë ecim dhe fitojmë, sepse Gjilani nuk kthehet prapa!
