ARSIMI

LETËR E MËSIMDHËNËSIT PËR PRINDËRIT

dr. sc. Selim Sylejmani

Të nderuar prindër, dëshiroj t’i drejtohem në lidhje me vazhdimësinë e mendimit negativ në raport me mësimdhënësit. Shumë prej jush i fajësojnë mësimdhënësit për paaftësi, indiferencë, dembelizëm, lakmi dhe madje egërsi. A është vërtet kështu?

Pjesërisht e kuptoj vëmendjen tuaj të shtuar për personalitetin e mësimdhënësit, pasi që atij ia besoni gjënë më të çmuar që e keni – fëmijën tuaj. Duke e dërguar fëmijën në shkollë, ju prisni që atje për të do të krijojnë një mjedis të favorshëm, që atje do t’i jepen njohuri të mëdha. Natyrisht, ju nuk dëshironi që fëmija të vijë në shtëpi me lot dhe ankesa. S’do mend, ju imagjinoni që në fletore dhe ditar kanakari juaj do të ketë vetëm pesa dhe, eventualisht, katra.

Por duhet ta kuptoni që shkolla nuk është provë e jetës, porse është vetë jeta, në të cilën njeriu ballafaqohet jo vetëm me “ëmbëlsira”, por edhe me humbje, dështime, vështirësi. Më besoni, nuk i shkakton të gjitha problemet e nxënësit mësimdhënësi.

Ju kërkoni nga mësimdhënësi, që të jetë ligjërues i mirë. Por, a kërkoni nga fëmija juaj që të sillet me përgjegjësi ndaj mësimit, që të plotësojë dhë mësojë gjithçka që i ipet, të dëgjoëj me vëmendje dhe të jetë aktiv gjatë orës mësimore? Duhet ta kuptoni që asnjë mësimdhënës nuk duhet t’ia ngulitë njohuritë në kokë nxënësit me dhunë. Pa bashkëpunim rezultat nuk mund të ketë.

A jeni vigjilentë vetë ju në kontrollimin e mësimit nga fëmija juaj? A e kontrolloni përgaitjen e tij për mësim dhe kryerjen e detyrave të shtëpisë? Jam i bindur që shumë prindër e bëjnë këtë, kur fëmija është në klasat e para. Por problemet themelore fillojnë më pas, kur babai dhe nëna pushojnë së ndjekuri procesin e mësimit dhe i kontorllojnë vetëm notat e tij.

Ju, pa kurrfarë kushti i pranoni arsyetimet, të cilat ua shprehin fëmijët tuaj, duke e arsyetuar suksesin e dobët. Por, çfarë janë këto arsye? “Mësimdhënësja shpjegon dobët”, “Nuk kam kuptuar asgjë”, “Ajo ka pretendime ndaj meje”, “Nuk kam pasur mjaft kohë”… Dhe ju nuk dyshoni aspak në vërettësinë e këtyre argumenteve. Ndërkaq, në numrin më të madh të rasteve, këto janë vetëm justifikime. Prandja, nuk është që mësimdhënësi e shpejgoi keq, por fëmija nuk ka dëjguar asgjë duke u marrë me gjëra të kota.

Ju dëshironi që mësimdhënësi tërë jetën t’ia kushtojë fëmijëve tuaj, të ketë përgjegjësi për gjithë çka u ndodhë atyre. Nëse, larg qoftë, i ndodh diç, ju menjëherë e akuzoni mësuesin. Por, a është fajtor ai që djali juaj në pushim duke kërcyer shkallëve rrëzohet dhe e then hundën? Apo që pas mësimit, ai është grindur me dikë dhe ka ardhur në shtëpi me sy të mavijosur? Pastaj, a është fajtor mësimdhënësi që fëmijës tuaj gjatë mësimit i është ngritur tensioni dhe është dashur të ftohet ndihma e shpejtë? Mbase ju nuk ia keni shpjeguar fëmijës cilat janë rreziqet nga vrapimi nëpër shkallë dhe “lufta me grushta”? Apo mbase pikërisht ju në shtëpi nuk i keni kushtuar vëmendje ankesave të fëmijës për kokëdhembje dhe megjithatë e keni dërguar në shkollë?

Për të arritur rezultat pozitiv në këtë çështje, nuk duhet të jemi në brigje të ndryshme, por të lundrojmë në një varkë.

Ju kërkoni që mësimdhënësi të jetë mirëkuptues dhe falës ndaj fëmijëve tuaj, por në të njëjtën kohë nuk i jepni të drejtë mësimdhënësit të gabojë. Çdo gabim, sado i vogël qoftë, ju e konsideroni si krim. Ju jeni të gatshëm sakaq “të hidhni gurë” mbi mësueisn që ka gabuar. Ju nuk doni të kuptoni që ai është njeri i gjallë dhe jo makinë, andaj nuk mund të jetë gjithnjë i patëmetë. Ju i kujtoni gabimet e kaluara të shkaktuara nga mësimdhënësit ndaj jush dhe e projektoni këtë përvojë te pedagogët nëpërjgithësi.

Ju kërkoni nga mësimdhënësi përmbajtje, takt dhe respekt. Më thoni, po ju jeni gjithnjë të përmabjtur dhe me takt, kur bisedoni me mësimdhënësin apo për mësimdhënësin? A i zgjedhni gjithnjë fjalët? A keni gjithnjë mendim objektiv apo ai bazohet vetëm në atë që keni dëgjuar për mësimdhënësin nga “një i njohur”? A kërkoni sjellje korrekte nga fëmija juaj? Apo pandehni se juve u lejohet gjithçka, kurse mësimdhënësi është “tolerant”, i cili është i detyruar të durojnë çdo poshtërim dhe nuk kanë të drejtë të mbrojnë dinjitetin e vet? Ju inkurajoni fëmijët t’i incizojnë mësimdhënësit dhe t’i paraqesin në internet. Po çfarë do të kishit thënë, nëse kështu do të vepronte mësimdhënësi në raport me djalin apo vajzën tuaj?

Ju interesoheni shumë për jetën personale të mësimdhënësëve. Hyni në rrjetet sociale, shikoni fotografitë e tyre, ua lexoni postimet, i përcillni grupet në të cilat ata janë regjistruar. A mund ta sqaroni, përse? Ç’kërkoni atje? Material kompromentues? Shikojeni faqen tuaj. Atë që e postoni vetë, nuk dallon aspak nga përmbajtja e albumit të fotove të mësimdhënësve. Vetëmse, për ndonjë arsye e konsideroni të pranueshme për veten tuaj, por jo edhe për mësimdhënësit. Shikoni faqen e fëmijës tuaj. Më besoni, aty do të gjeni shumë gjëra interesante dhe shumë më të turpshme. Por, ju “tronditeni” nga një foto e mësimdhënëses me rroba-banje në plazh?

Ju gjatë gjithë kohës i qortoni mësimdhënësit që ankohen dhe kërkojnë rritje pagash. Ju mendoni që të mësosh dhe të edukosh është gjë e lehtë. Kjo tregon se keni ide të gabuar për punën e mësimdhënësit. As që e keni idenë, sa i ndërlikuar është ky proces, sa shumë energji kërkon. Ju nuk mund t’i shikoni grackat e punës së mësimdhënësit. Ju u besoni përrallave që tregohen në media për pagat tona.

PS. Të nderuar prindër,

mos e konsideroni letrën time si dëshirë për të ofenduar apo fajësuar për diçka. Ka edhe “mësimdhënës” për çdo kritikë, por… Edhe mësimdhënësit, edhe prindërit, edhe fëmijët gabojnë. Unë vertëm dëshiroj të theksoj se edukimi (arsimimi) i fëmijëve është punë përbashkët e jona. Nuk ka nevojë të ndeshemi kokë më kokë dhe të zihemi. Pretendimet dhe ankesat tona të ndërsjella nuk mund të sjellin asgjë të mirë.

 

You Might Also Like