ARSIMI

EKIPI I MATEMATIKANËVE TË RINJ TË GJILANIT, ARRITI REZULTATE SOLIDE NË OMK 2024

shkruan: Festim Shkodra, koordinator i ekipit të Gjilanit

EKIPI I MATEMATIKANËVE TË RINJ TË GJILANIT, ARRITI REZULTATE SOLIDE NË OMK 2024

Sot më 06.01.2024, Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (ShMK) shpalli rezultatet përfundimtare të Olimpiadës Matematike të Kosovës – OMK 2024, të mbajtur më 23.12.2023 në Prishtinë.

Ekipi i matematikanëve të rinj të Gjilanit, në një konkurencë tejet të fortë, i arriti këto suksese:

– Nxënësi Leart Isufi , kl. 8, ShFMU “Selami Hallaqi”, vendi III dhe kualifikohet të marrë pjesë në IMO TST 2024

– Nxënësja Lejla Pajaziti, kl. 8, ShFMU “Rexhep Elmazi”, kualifikohet të marrë pjesë në EGMO TST 2024

– Nxënësi Deon Cani kl.9, SHFMU “Esat Berisha” në Llashticë, vendi i IV dhe kualifikohet të marrë pjesë në IMO TST 2024

– Nxënësja Tuana Ajvazaj, kl. 9, SHFMU “Thimi MItko”, kualifikohet të marrë pjesë në IMO TST 2024

– Nxënësi Besnik Haziri, kl. 10, Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”, vendi III dhe kualifikohet të marrë pjesë në IMO TST 2024

– Nxënësja Era Januzi, kl. 12, Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”, vendi IV si dhe kualifikohet të marrë pjesë në IMO TST 2024 dhe në EGMO TST 2024

– Ju urojmë shumë suksese këtyre fituesve dhe fituesve të tjerë nga mbarë Kosova, në testet kualifikuese TST, për përzgjedhjen e ekipeve të Kosovës për pjesëmarrje në EGMO 2024 në Gjeorgji dhe IMO 2024 në Mbretërinë e Bashkuar!

You Might Also Like