Shëndeti

IN MEMORIAM – Dr. Prim. Shevqet Memeti (në njëvjetorin e ndarjes nga jeta)

Shkruar nga MSc.Inxh.Murat Hoxha
Ditë Tetori 1975, muajj i dytë i qëndrimit tim në Beograd. Kisha fillua ligjëratat në Fakultetin e Ndertimtarisë dega e Gjeodezisë. Ndihesha i vetmuar edhe pse kisha disa shokë Shqipëtarë të gjenerates sime. Disi të humbur në perpjekjet për tu integru dhe për tu sfidu në një mjedis tjeter, për një synim të caktuar. Gjuhen nuk e zotronim aq mirë, ndersa në ndonjë rast ishim edhe të paragjykuar.
Një ditë vjeshte java tretë e Tetorit, në mëngjas në dhomen e konviktit RB hyri një djalë trup mesatarë me mjekerr, na u drejtu në gjuhen Serbe, mir dita, keni nevojë për ndonjë sherbim studentësh. Nga të folurit tanë ishte lehtë e kuptueshme që ishim Shqiptarë. Prej nga jeni na pyeti ai, prej Gjilanit i thamë. Prej cilit fshat jeni. Pyetja e dytë na bëri sa inferiore aq edhe me dilema, kush është ky njeri, cila do të jetë pyetja e radhes e mendime të tjera. Unë jam i Llashtices tha Cufa, me të shpejtë edhe me krenari u përgjigja edhe unë, i Cernices, i familjes Hoxha jamë. Edhe unë jamë nga Gjilani tha ai, emrin e kam Memet, nëna ime është nga Llashtica. Ishin këto fjalë që shprehnin krenarinë për Gjilanin por në mes buzëve të tijë verehej një nostalgji dhe dashuri për qytetin e lindjes. Këtu në studimeve kam edhe vëllaun Shevqetin, ai studjon mjeksinë ndersa une Ekonominë.
Me të dy, takoheshim shpeshë, në menzën e studentëve por edhe vizitoheshim në konvikte ku banonim.
Gjatë njërit prej takimevev të mëvonshme, ma tregoi rrëfimin e tijë për ditët e para të studimeve në Beograd, mërzitesha shumë rrëfente Memeti, nuk njihsha ndonjë student Shqiptarë nga Gjilani, në shumë raste dilja te stacioni i autobusav mos rastësisht e shoh ndonjë të njofshëm. Shpesh kthehesha në konvikt i përlotur nga merzia. Tani është ndryshe, jamë adaptu, kam kolegë student, edhe nga Kosova ka mjaftë. Ai banonte në një dhomë me Shevqetin, në konviktin ILLR, saktësisht të përmendorja e VK, ishte pjesa qendrore, ndersa unë dhe Cufa banonim në konviktin RB që i përkiste unazes së dytë të qytetit.
Memeti dhe Shevqeti, ishin dy vllëzër për të cilët familja ishte e shenjtë. Udhërrëfyesi i tyre ishe babai Ramushi, për të cilin shpesh tregonin storje lidhur me karakterin dhe personalitetin e tijë, aktivitetet dhe sakrificen e tijë për ta mbajtë familjen. Shoqnia zgjerohej gjithnjë, por ne krijuam një lidhje të veqantë komunikimi e bashkëpunimi.
Ligjëratat, ushtrimet, seminaret e provimet ishin prioritet për të gjithë ne, ndersa për Shevqetin ishin më tepër se prioritet. Të msuarit për te ishte frymzim dhe amanet ( për së gjalli) nga prindërit e tijë. Gjatë pesë viteve përpjekje.
Shevqeti dhe Memeti ishin të parët që u kthyen në vendëlindje, pastaj ne të teknikes të cilët mburreshim për kriterin e procesit edukativ. E kamë në kujtesë një thënje të Memetit “Duhet me ditë me mësu”, ishte kjo, e thënje të tjera të cilat na adresoheshin neve që ishim pak më të rinjë.
Memeti e shprehte nganjëher mërzinë dhe nostalgjinë për qytetin, lagjen dhe shokët e lagjes, ndersa Shevqeti atë mërzi e hjekte duke lexu, për ta arrtitë sa ma shpejt objektivin për kthimin në familje me titullin Doktor i mjeksisë – urolog. E donin dhe e respektonin profesorët kolegët madje edhe Universiteti i Beogradit nga i cili mori shperblimin e Tetorit dedikuar për studentët më të zotēt.
Përcillnim së bashku eventet sportive, më tepër futbollin dhe boksin, ngjarjet kulturore e teatrore, koncerte. Më kujtohet Memeti pat marrë iniciativen për transferin e Ekrem Beqirit në “OFK Beograd”. Patëm një takim me strukturat e klubit, por nuk më kujtohet pse nuk u realizu ajo iniciativë. Ai qyshë atëherë mbante shënime për sportin dhe sportistet Gjilanas.
Në ditët e para të pensionimit të tijë më tregoi që eshtë duke e përgatitë një libër për sportin Gjilanas. Nuk arriti ta botojë nga se pa pritur u nda nga jeta. Besoj që do të dalin në dritë dorshkrimet e tijë të cilat i grumbullonte me shumë dashuri.
Dr.Shevqeti u kthy në Gjilan, u punësua në spitalin Regjional të Gjilanit si urologu i parë. Pas pak kohësh vashdoi specializimin në urologji dhe studimet master po ashtu të lidhura me urologji edhe për ultrazë. Pas përfundimit me sukses të shkëlqyeshëm, u kthy në Vendin e punes në Gjilan.
Ishte i pari i cili u mundësoi që synetia të kryhej në spital duke dhënë statistika dhe dëshmi për domosdoshmërinë e braktisjes së metodave të tejkaluara të cilat kryheshin nga Berberi, Hoxha, tekniku medicinal etj. Ai shkroi një libër në të cilin i përmbledhi të gjitha analizat, statistikat dhe arsyeshmërinë që këto intervenime të kryhen në spital nga mjekët kirurg apo kirurg – urolog.
Dr. Shevqeti ishte themelues i repartit të Urologjisë. Ai repart ishte model per profesionalizëm rregulla dhe etikë. Ai e zbukuroi ambientin e repartit me shumë vizatime, piktura dhe dekore të tjera të cilat e bënin ambientin shumë të pershtatshëm dhe të ngrohtë për pacientat.
Cilsia e shërbimeve, rregullat e punes dhe menaxhimi i dr. Shevqetit për pacientët, qytetarët dhe një numer të madhë të kolegëve shihej me admirim, por kishte edhe prej atyre që në mënyra të ndryshme shprehnin xhelozi. Kjo pjesë e vogel e personave krijuan një ambient personal për Dr. Shevqetin që ai të vazhdojë punen dhe afinitetin e vetë profesional dhe etik në sektorin privat. Kjo ishte një karakteristike jo nënshtruese dhe jo inferiore e Shefqetit.
Me Shevqetin Ishim bashkë në kohë të lirë, në korzo, ahengje por edhe aktivitete të tjera. Në këtë kohë Memeti ( vëllai i tijë më i madhë) ishte punsua në Kosovatrans si shef i financave, e më pastaj për shkak të afinitetit dhe mësimeve të tijë në Fakultetin Ekonomik – dega e tregtisë së jashtme, kundër krimit ekonomik ai mori detyren e inspektorit të krimeve ekonomike.
Edhe pse në një mënyrë pjestarë i punëve të brendëshme, ishte kurreshtarë të lexonte literaturë e cila në atë kohë ishte e ndaluar. E dinte që unë kisha të tilla shkrime. I merrte i lexonte, i shpërndante dhe mi kthente.
Unë isha shok shtëpie me Memetin, Shevqetin, rrjedhimisht edhe me Fatmirin e Bashkimin. Ndeja shpesh me Agen Ramush ( babain e tyre) dhe po aq shpesh nëna Fetie na përgatete ushqim. Mbremjeve vonë pas shetitjeve në korzon e qytetit, dr. Shevqeti vullnetarisht i vizitonte pacientët e shtrirë në spital.
Dr. Shevqeti ishte besimtarë i devotshëm, falte vaktet e Namazit, por edhe merrte iniciativa dhe kontribuonte me punë e me mjete vetanake por edhe me kontribute të mbledhura, për realizimin e projekteve. Ai kryente edhe punë fizike si ndihmë në objekte fetare.
Dr. Shevqeti ishte perkrahës i sportit. Për shum vjetë ishte mjek i KF Drita,ajo ishte punë vullnetare e tijë.
Dr. Shevqeti në fakt ishte edhe politikan. Ai këtë afinitet e pati që nga shkolla e mesme e gjimnazit, ku ishte kryetarë i rinisë shkollore. Pas studimeve ai ishte delegat i Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Ishte ideatorë dhe propozues që disa punë të sherbimeve për qytetarë të kryhen edhe orëve të pasdites dhe vikendeve. Shërbimet për qytetarë nuk duhet të jenë të kufizuara vetëm gjatë orarit të rregullt. Kjo u zbatua për një kohë por u ndërpre heshturazi. Ai gjithmonë drejtëpërdrejt në komunikim me kryetarët e komunes por edhe publikisht jepte ide e rekomandime, disa prej të cilave realizoheshin.
Shevqeti ishte ndjekës i të arriturave në mjeksi e ne veqanti në urologji. Kishte prezantime, diskutime. Ishte në komunikim të përhershëm me eliten e urologëve botërorë. Ka shumë punime të botuara dhe të dorshkruara.
Dr. Shevqeti lexonte literatur shkencore, profesionale por edhe libra biografik e romane, në gjuhen shqipe turke serbokroate dhe anglishte. Ishte një humanist i pa shoqë, kryente shërbime falas për ata që identifikoheshin me smundje të rënda, pjestarët e UÇK- së, veteranët e luftes, dhe ata që jetonin me ndihma sociale. Organizonte ndihma të veqanta për festa. Në respekt të prindërve të vetë Ramushit dhe Fetijes, shërbime falas i kryente të gjithë pacientave me këta emra.
Shevqeti bente ecje nga disa kilometra në ditë ndersa vikenteve ecte edhe deri në 20 kilometra. Shoq të ecjes e kishte agen Rif ( prof. Rifat Shabanin) e edhe ndonjë tjeter.
Shefqeti ishte familjarë i jashtëzakonshëm, zbatues i kodit familjarë por edhe demokrat i mirfillet. Së bashku me Suzanen ( gruan e tijë) arritën me i shkollua tre fëmijtë e vetë. Njeri djalë perfundoi shkencat kompjuterike, tjetri studimet në master në arkitekturë dhe vajza Ebru u diplomua si stomatologe.
Dr. Shevqeti i përkrahur edhe nga familja e krijuan muzeun privat familjarë të cilin e emroi “Amaneti” në respekt të babait Ramushit. Amaneti vizitohej nga ekipe televizive të Kosoves dhe jashtë Kosoves, grupe dhe individ, historian dhe njerëz me dije dhe autoritet.
Dr. Shevqeti shkroi një liber lidhur me etimologjine dhe historinë e qytetit të Gjilanit, që ishte libër tejet interesant. Publikoi edhe botime të tjera, ndersa një dorshkrim në nivel të enciklopedisë së Gjilanit e la të pabotuar, e që besojme që do të botohet nga familja e tijë. Pjesë të këtij dorshkrimi edhe tani e shfrytzojnë historianët Gjilanas, ndonjë politikan për përgatitjen e fushatave politike, dhe njerëz kurreshtarë për qytetin e tyre Gjilanin.
Dr. Shevqeti kishte kontakte dhe komunikim me shumë personalitete profesionale, nga rajonu Evropa dhe Bota. Të kufizuara i kishte kontaktet me politikanët të cilët nuk i kritikonte, por kishte pritje më të mëdha nga ata në proceset zhvillimore, edukim dhe mirqenje.
Dera e tijë ishte e hapur per te gjitha nacionalitetet dhe të gjitha shtresat. Jetoi me frymzimin e prinderve, familjarve shokëve e kolegëve.
Isha me fatë dhe krenarë që për 45 vjetë i kisha shok shtëpie, Memetin, Shevqetin tani të ndjerë.
Gjithësesi ata kishin ndieshmërinë e të qenunit qytetarë të vjeter edhe për nga sjellja. komunikimi, kultura, rrespekti ndaj njerëzve, puna dhe vlerat e familjes e shoqnisë.
Jamë krenarë që në shumë momente isha pjesë e familjes Memeti, momente të paharruara me agen Ramush, respektin për ingjen Fetie të cilët me urtësinë, mprehtësinë , sinqeritetin e tyre na shtonin motivin dhe besimin për punë edukim dhe mardhënje ndërnjerzore.
Lavdi për vepren e Memet Memetit, Shevqet Memetit, prindërve të tyre Ramushit dhe Fetijes.
Qoftë i pa harrueshëm kujtimi për ta.
Ata do të jenë në rexhistrin e të merituarve të Gjilanit.

You Might Also Like