Qendra për Punë Sociale në Gjilan merr një donacion nga Zyra e BE
Merrej me mundësim të prostitucionit, Gjykata cakton masën e paraburgimit
Inspektori i tregut në Gjilan gjobit me 400 euro një market për shkak të mospërputhjes së çmimit të sheqerit
Inspektorët komunalë në Gjilan gjobisin me 1000 euro një furrë buke, pesha nuk përputhej me deklaracionin
Kryetari Alban Hyseni për 9-vjetorin e themelimit të Universitetit “Kadri Zeka”: Gjilani e kishte themelimin e një universiteti këtu nevojë te pashmangshme dhe të domosdoshme
Gjilan, 10 mars 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e shënimit të 9-vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”.
Me këtë rast, kryetari Hyseni tha se Gjilani e kishte themelimin e një universiteti këtu nevojë te pashmangshme dhe të domosdoshme.
“Si sot, 9 vite më parë, u themelua Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”. Gjilani, si një nga qytetet kryesore të Republikës, si qyteti kryesor i anamoravës dhe në vije kufitare me Luginën e Preshevës, e kishte themelimin e një universiteti këtu nevojë te pashmangshme dhe të domosdoshëm”, ka thënë kryetari Alban Hyseni.
Fjala e plotë e kryetarit Hyseni:
I nderuari rektor z.Bajram Kosumi,
Të nderuar student,
Të nderuar të pranishëm,
Universiteti, si një tempull i dijes, zhvillimit intelektual e profesional, është mundësia me e mirë për progres shoqëror. Rruga që të dërgon deri tek universiteti fillon që nga nivelet më të ulëta arsimore. Synimi i jone si shoqëri dhe ai politik është që kjo rrugë te forcohet. Është shume e rëndësishme qe fëmijëve tanë t’u ofrohen çdo here e më shumë, kushte dhe mundësi më të mira për mësim marrje. Siç e dimë, përfitimi i dijes është e drejtë themelore e shoqërisë ku nëpërmjet universitetit e përforcojmë, e zhvillojmë në të menduarit kritik dhe shkencor.
Universiteti është shtëpia e atyre që nuk trembën të ndjekin rrugën e shkencës drejt formimit të intelektualit organik, qendra e arsyes kritike, pararoja e inovacionit teknologjik, vatra e ideve emancipuese dhe e rezistencës ndaj padrejtësive sociale, shembulli i zbatimit të demokracisë së drejtpërdrejtë, transparencës dhe gjithëpërfshirës edhe në sferën politike.
Si sot, 9 vite më parë, u themelua Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”.
Gjilani, si një nga qytetet kryesore të Republikës, si qyteti kryesor i anamoraves dhe në vije kufitare me Luginën e Preshevës, e kishte themelimin e një universiteti këtu nevojë te pashmangshme dhe të domosdoshëm. Ashtu siç e kishte synimin 9 vite më parë, do të duhet të vazhdojë me të njëjtin synim, ngritjen e nivelit akademik dhe edukimit të një shoqërie dhe barazisë në shtresa. Duhet të jemi të vëmendshëm të kuptojmë që arsimi është një investim shoqëror dhe jo një sakrifice individuale.
Të nderuar të pranishëm, Të jesh aktiv do të thotë të jesh i përgjegjshëm. Përgjegjës jemi gjithmonë, gjithkund. Si qytetarë të Kosovës, si pjesëtarë të kësaj bashkësie politike, ne mbajmë përgjegjësi edhe atëherë kur jemi pasivë. Qytetaria aktive është themeli i pushtetit të drejtë. Qytetari aktiv vepron dhe ka edhe vullnet. Pikërisht duke u bazuar ne këto, arsimimi është themeli i qytetarit aktiv ndërsa universiteti është pjekuria e tij. Është i domosdoshëm bashkëpunimi i institucioneve dhe synimi është që jo vetëm universiteti Kadri Zeka, po në të gjitha institucionet arsimore të dalin kuadro sa më aktive, intelektuale për te mirën e komunitetit, dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Edukimi është një proces tërë jetësor dhe universiteti është shtëpia e dijes dhe lirisë intelektuale.
Nuhiu thotë se sot bënë një ndeshje të madhe
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes në intervistë për “Art-Sport” deklaroi se skuadra e tij e mbizotëroi plotësisht Gjilanin.
“Mendoj se kemi bërë një ndeshje të madhe sot, duke e dominuar kundërshtarin në çdo aspekt. Djemtë treguan karakter dhe përveç barazimit e kërkuam edhe golin e fitores”.
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar 9 vjetorin e themelimit
Fillimisht janë intonuar himnet, i Kombëtar, i Kosovës dhe himni i Universitetit nga kori i shkollës së muzikës në Gjilan.
Me pas të pranishmëve u është drejtuar me një fjalë rasti Rektori Bajram Kosumi.
Rektori Kosumi, pasi ka uruar të gjithë për 9 vjetorin e themelimit, ka shpalosur të arriturat e Universitetit.
Si pikë të fortë të vitit 2021, Rektori ka përmendur akreditimin institucional dhe ri/akreditimin e programeve studimore. Ai ka thënë se përkundër vështirësive me Pandeminë COVID 19, viti që po e lëmë pas ka qenë vit i sukseseve më të mëdha të UKZ-së në procesin e akreditimit, pasi që për herë të tretë kemi marr akreditimin Institucional, Akreditimin e disa programeve master, akreditimin deri në pesë vjet të disa programeve dhe ri / akreditimi i 9 programeve studimore.
Rektori ka përmendur edhe Sigurimi e Cilësisë si e arritur e UKZ-së për vitin 2021, në kuadër të së cilit është krijuar Plani Zhvillimor Individual (PZHI) dhe kalendari vjetor për sigurim të cilësisë. Ai po ashtu ka cekur edhe funksionalizimi i zyrës për Hulumtime Shkencore, derisa duke folur për studentët Rektori ka thënë se gjatë vitit 2021, janë realizuar dy konkurse për pranimin e studentëve të rinj, ku ka pasur rritje të interesimit për shkencat e edukimit, për shkencat kompjuterike dhe për të gjitha programet në studimet master, njëherësh gjatë vitit 2021 UKZ ka ofruar bursa për 77 studentët e shkëlqyeshëm.
Stafi Akademik dhe administrativ, ka thënë Rektori Kosumi, gjatë vitit të kaluar, ka bërë disa përparime.
Ai ka thënë se hapësira e bashkëpunimit ndërkombëtar është zgjeruar edhe më tepër. Gjatë vitit 2021, përkundër vështirësive pandemike, UKZ është pjesë e 3 projekteve të reja në ERASMUS+, si partnere. Mobiliteti i stafit dhe studentëve për këtë vit është rritur dukshëm.
Ndër tjerash, Rektori ka folur edhe për nevojën e ndërtimit të kampusit Universitar, edhe pse gjatë vitit që po e lëmë pas, janë bërë disa renovime në hapësirat mësimore, laboratorike dhe administrative. Rektori ka thënë se është koha përfundimtare që sidomos Komuna e Gjilani, po edhe komunat përreth, si dhe Qeveria e Kosovës të gjejnë zgjidhje për hapësirat e reja për UKZ. Objekti ekzistues mezi i mbulon minimumin e nevojave për punë. Është koha që Gjilani dhe gjilanasit të kuptojnë të qenit qytet universitar dhe qytet jo-universitar.
Kurse në fjalën e tij, Kryesuesi i Këshillit Drejtues të UKZ-së z. Agron Hajdari, pasi ka uruar të gjithë për përvjetorin e themelimit, ka thënë se, sot fatmirësisht, përveç mundësisë për tu arsimuar kemi edhe mundësinë për të zgjedhur se ku duam të arsimohemi. Në një treg të hapur e dinamik si kurrë më parë, universitetet ballafaqohen me kërkesën dinamike të tregut për kualifikime që kërkon ky treg e që vazhdimisht po ndryshon. Sipas Kryesuesit të KD-së z. Agron Hajdari, sot Kosova në 14 vjetorin e shtetësisë së saj, njëra ndër sfidat më të mëdha të këtij vendi mbetët arsimi, larg asaj të dëshiruarës.
Ai ka thënë se UKZ ballafaqohet me mungesën e kampusit, zgjerimin e kapaciteteve, përgjigjen e kërkesave të tregut me profile dhe drejtime konkurruese, ballafaqimin me kërkesat e akreditimit, si dhe shumë çështje tjera, por në UKZ kam parë shumë vullnet, e dëshirë për të ecur tutje për të quar Universitetin aty ku të gjithë do të dëshironim, për të përafruar UKZ me universitetet evropiane, aty ku aspirojmë të jemi si shtet, në familjen evropiane.
Në fjalën e tij Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni duke uruar të gjithë për 9 vjetorin e Universitetit, ka thënë se Universiteti si një tempull i dijes i zhvillimit intelektual e profesional, është mundësia më e mirë për progres shoqëror. Universiteti është shtëpia e atyre që nuk tremben të ndjekin rrugën e shkencës drejt formimit intelektual. Themelimi i UKZ-së 9 vite më parë ishte nevojë e pashmangshme e qytetit të Gjilanit si qendër kryesore e Republikës së Kosovës, në vijë kufitare me Luginën e Preshevës, andaj duhet të punojmë e ta zhvillojmë edhe më shumë Universitetin “Kadri Zeka”, ka thënë Kryetari Hyseni.
Kurse Kryetarja e Parlamentit të Studentëve, Sara Keqmezi duke uruar të gjithë për përvjetorin e themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, ka thënë se datëlindja e Universitetit është festë për Studentët. Ajo ka thënë se beson se çdo student i këtij Universiteti meriton të ketë një Kampus Universitar, i cili edhe pse është premtuar të realizohet qoftë nga Ministrat paraprak qoftë nga menaxhmenti, ende nuk është as në fazat e para të planifikimit dhe zhvillimit të tij.
Më pas nxënësit e shkollës së muzikës, kanë interpretuar këngën korale “Shkojti qika” nën dirigjimin e profesoreshës Florentina Rushiti.
Në vazhdim Rektori Bajram Kosumi i ka dhënë diplomën “Student i Dalluar” për nga një studentët me notën më të lartë mesatare në secilin fakultet.
Në Fakultetin e Edukimit diplomën studente e dalluar e ka marrë Elsa Karaliti, Monika Hyseni ka marrë diplomën studente e dalluar në Fakultetin Juridik, në Fakultetin Ekonomik Almedina Hyseni ka marrë diplomën student i dalluar, kurse në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike diplomën studente e dalluar e ka marrë Erblina Qeli, Dea Lota studente e Fakultetit te Shkencave Aplikative ka marrë diplomën studente e dalluar, Labinot Avdiu, student i programit master Qeverisja Lokale dhe Shoqeria Demokratike, dhe Donikë Hyseni studente e programit master E-Qeverisja,
Ne emër te këtyre studenteve ka folur Elsa Karaliti, e cila ka falënderuar Rektorin për ndarjen e mirënjohjeve, dekanët e fakulteteve dhe të gjithë stafin akademik e administrativ të cilët ishin pjesë e pandashme e rrugëtimit të dijes, ka thënë Elsa.
Në vazhdim studentet e Fakultetit të Edukimit, të Universitetit “Kadri Zeka”: Arbisë Krasniqi, Arlindë Basha, Alisë Bekteshi, Elisë Xheladini, Jetë Surdulli, Shqipe Mustafa, nën udhëheqjen e Ass. Liridonë Mehmeti dhe Rinë Rasimi, janë paraqitur me një recital me tematikë për historikun e gjuhës dhe shkollës shqipe.
Po ashtu gjatë manifestimit të 9 vjetorit të themelimit të UKZ-së, Rektori Bajram Kosumi, ka ndarë mirënjohje për kontribut akademik për profesorët e Universitetit “Kadri Zeka”, Musa Ajeti, Emin Krasniqi dhe Fehmi Azemi. Në emër të tyre një fjalë falënderuese e ka mbajtur profesori Emin Krasniqi, i cili ka uruar të pranishmit për 9 vjetorin e themelimit.
Kurse për kontributin e dhënë në zhvillimin e punës dhe administratës së Universitetit, Rektori Bajram Kosumi, i ka dhënë mirënjohje z. Refik Ibrahimi, zyrtar për çështje akademike, kurse mirënjohje me rastin e pensionimit për kontributin e dhënë në administratën e Universitetit, i është ndarë znj. Zijavere Idrizi, zyrtar për çështje te studenteve ne Fakultetin e Edukimit.
Për mbështetje në procesin e zhvillimit të Universitetit mirënjohje u wshtw ndar nga Rektori Kosumi, studentëve alumni, Freskim Musliu dhe Arboneta Lecaj.
Po ashtu Rektori Bajram Kosumi ka ndarë mirënjohje për mbështetje në procesin e zhvillimit të Universitetit, z. Agim Sahiti, drejtor i Kompanisë KONSONI dhe Nezir Rexhepi, drejtor i qendrës për mjekësi fizikale dhe rehabilitim ‘Banja e Kllokotit’.Per me shume foto, ja dhe linku.
https://www.uni-gjilan.net/lajmet/universiteti-kadri-zeka-ne-gjilan-ka-shenuar-9-vjetorin-e-themelimit/
—
Rithemelohet Grupi Joformal i Grave të Kuvendit të Komunës së Gjilanit
Rithemelohet Grupi Joformal i Grave të Kuvendit të Komunës së Gjilanit
Gjilan, 10 mars 2022 – Është rithemeluar të enjten Grupi Joformal i Grave të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ku unanimisht kryesuese është zgjedhur Mimoza Kadriu-Qerimi (LVV), ndërkaq zëvendës kryesuese, Gresa Avdiu (LDK).
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina – Bunjaku dhe kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku, të cilët kanë ofruar bashkëpunimin e plotë dhe trajtimin e kërkesave të tyre në Kuvendin e Komunal dhe në ekzekutiv me seriozitet të plotë.
Po ashtu, në takim kanë marrë pjesë edhe drejtoreshat komunale, këshilltaret komunale në përbërje nga të gjitha partitë politike, nga Zyra për Barazi Gjinore, sikurse edhe nga OSBE e organizata “Gruaja Hyjnore”.
Përfaqësuesja e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Sadete Tërnava – Osmani, ka thënë se Grupi Joformal i Grave është trup ndërpartiak, i cili vepron në bazë të vullnetit të mirë për ngritjen e gruas në çdo sferë të jetës publike e politike.
Objektiva të Grupit të Grave janë fuqizimi i rolit të gruas në vendimmarrje, në sferën publike dhe politike, monitorimi i zbatimit të ligjit për barazi gjinore dhe ligjeve tjera që kanë të bëjnë me përparimin e pozitës së gruas në shoqëri, promovimi i mundësive të barabarta dhe të tjera.
Ndryshe, Grupi i Grave të Gjilanit, i themeluar më 6 mars 2009, me iniciativën e OSBE-se, deri tani ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e kriterit gjinor në trupat politike dhe vendimmarrëse, duke e ngritur vazhdimisht nivelin e përfaqësimit të femrës.