Gjilan

Kryetari Hyseni viziton punimet në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në rrugën “Shyt Mareci” të Dheut të Bardhë

Gjilan, 29 shtator 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, kanë vizituar punimet në shtrirjen e rrjetit të ri të kanalizimit në rrugën “Shyt Mareci”, në lagjen Dheu i Bardhë.

Kryetari Hyseni ka thënë se ky projekt po realizohet pas kërkesave të banorëve të kësaj lagjeje.

“Punimet i përcollëm edhe nga afër, për tu siguruar për cilësi dhe mbarëvajtje të këtij projekti i cili do të ndikoj në rritjen e mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë me këtë rast kryetari i Gjilanit. ​

You Might Also Like