Kamenicë

Dardanapress organizoi debatin: Mundësia e rritjes të investimeve në Komunën e Kamenicës

 
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar debatin me temën: Mundësia e rritjes të investimeve në Komunën e Kamenicës
Qëllimi i organizimit të debatit është diskutimi me bizneset lokale,diasporën dhe institucionet Komunale lidhur me fuqizimin e bizneseve lokale dhe rritjes së investimeve kapitale të diasporës në Komunën e Kamenicës.
Si tema kryesore te debatit ishin fuqizimi i bizneseve lokale dhe rritja e investimeve kapitale të diasporës në Komunën e Kamenicës, si dhe mundësia e rritjes të investimeve në Komunën e Kamenicës të udhëhequr nga konsulenti Durim Biqkaj.
Si rekomandime të dala nga debati janë: Si rekomandime të dala nga debati janë: Aktivizimi i Qendrës të Bizneseve, punësimi i personave me aftësi të kufizuara në sektorin publik dhe privat, ndryshimi i kritereve për personat me aftësi të kufizuara gjatë aplikimit për punë dhe subvencione, ofrimi i mundësisë së mësimit dual dhe arsimimit të vazhdueshëm në funksion të përgatitjes për tregun e punës, mbështetja nga institucionet lokale dhe qendrore ndaj investitorëve nga diaspora por edhe atyre vendor, organizimi i takimeve me përfaqësuesit e shoqatave të të gjitha lokaliteteve të cilat veprojnë në diasporë, analizimi i mospjesëmarrjes së përfaqësuesve të bizneseve lokale në organizime të formatit të tillë, avokim, thirrje apo ndërmjetësim për pjesëmarrje në takime të tilla, nga të cilat dalin rekomandime të cilat mund të përbëjnë objektiva të përgjithshme apo specifike për orientimin strategjik të komunës dhe bizneseve.
Në këtë debat kanë marrë pjesë: Burbuqe Leka nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, Udhëheqësi i Divizionit për Zhvillimin dhe Kordinimin e Nismave Rajonale Shani Hamitaga, përfaqësues të bizneseve lokale, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.
Projekti “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, është financuar  nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

You Might Also Like