Ka dalë nga shtypi libri “Kosova dhe shqiptarët (1878 – 1918) i autorit dr. Fitim Rifati, në të cilin autori është paraqitur me studime, kumtesa, artikuj, intervista, prononcime dhe reagime të botuara në revista shkencore, botime të veçanta e organe të shtypit periodik.
Në këtë libër autori dr. Fitim Rifati trajton tema të ndryshme nga historia e jonë kombëtare, ku disa nga temat janë: “Traktati i Shën Stefanit dhe reagimet e shqiptarëve”, “Qëmtime historike dhe historiografike për karakterin dhe programin politik të Kuvendit të Prizrenit (qershor – korrik 1878)”, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet?”, “Udhërrëfyes për një shtet Kombëtar Shqiptar”, “Të dhëna statistikore mbi popullsinë e Vilajetit të Kosovës më 1902 sipas një dokumenti Austro-Hungarez të vitit 1916”, “Kontributi i Hasan Prishtinës për Arsimin Kombëtar”, “Idriz Seferi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, “Kuvendet Shqiptare (1908 – 1912) dhe platformat e tyre”, “Platforma Kombëtare e Kuvendit të Junikut në prag të Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912”, “Gjilani në Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912”, “Krimet e Ushtrisë Serbe ndaj shqiptarëve të Preshevës dhe të Kumanovës më 1913”, “Sinkroni e Krimeve serbe në Moravë të Epërme (shtator – dhjetor 1913)”, “Kryengritjet Shqiptare në Kosovë si alternativë çlirimi nga sundimi serbo-malazez (1913-1914”, “Drenica në Kryengritjet e viteve 1913-1914 dhe terrori serb ndaj shqiptarëve”, “Marrëveshja osmane-serbe e vitit 1914 dhe pozita e shqiptarëve”, “Emigrimi i shqiptarëve nga Kosova në vitin 1914 sipas dokumenteve austro-hungareze”, “Mizoritë e ushtrisë serbe në rajonin e Astrazubit më 1914”, “Vështrime demografike, ekonomike dhe të komunikacionit në Kosovë gjatë gjysmës së parë të viti 1914”, “Politika shtetërore për serbizim”, “Vështrim kronologjik i pushtimit bullgar dhe austro-hungarez të Kosovës (tetor-dhjetor 1915)”, “Organizatat pararendëse të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës (1913 – 1916)”, “Vizita në Vjenë e delegacionit shqiptar të homazheve (prill 1917)”, “Qëndrimi i Austro-Hungarisë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918)”, “Dimri i vitit 1877, fatal për popullsinë shqiptare të Sanxhakut të Nishit”, “Vandalizmi dëmton vlerat kulturore”, “Idriz Seferi jetoi me dy plumba në kokë deri në vdekje”, “Roli dhe kontributi i Gjilanit në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”, “Austro-Hungaria dhe Italia – si ndihmuan formimin e Shtetit Shqiptar”, “Shqipëria pa Kosovën nuk është Shqipëri”, “Paralajmërimi i Hasan Prishtinës për serbizimin e Kosovës”, “Eksodi shqiptar i Gjilanit drejt Turqisë më 1914” dhe “Një rrugëtim i vështirë deri te liria”.
Siç ka theksuar autori Fitim Rifati, në këto shkrime trajtohen ngjarje, dukuri dhe personalitete shqiptare që kanë karakterizuar Kosovën dhe shqiptarët përgjatë dyzet vitesh në fundshekullin XIX dhe dy dekadat e para të shekullit XX. Për këtë janë shfrytëzuar dokumente arkivore, shtypi i kohës, literatura historiografike, etj.
Botues i librit është Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, kryeredaktor prof.dr. Fehmi Rexhepi, recensentë dr. Enver Sadiku dhe dr. Naim Musliu dhe është i financuar nga Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. /kryelajmi.com/.