Libri

Biblioteka Ndërajonale “Fan S. Noli” pasurohet me një kontigjent të librave të autorëve më të njohur hungarez

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkulturor dhe me synimin e krijimit të Këndit kulturor Hungarez, ambasadori i Hungarisë shkëlqesia e tij Dr. József Bencze vizitoi Bibliotekën e qytetit, me që rast për lexuesit tanë dhuroi një kontigjent të librave të autorëve më të njohur hungarez.
Nën shoqërimin e zyrtares së ambasadës znj. Dafina Arapi, ambasadori Bencze u prit nga stafi i bibliotekës nënkryetarja e KK Gjilan znj. Leonora Morina dhe drejtori i departamentit të Kulturës z Kushtrim Zeqiri.
Ai me këtë rast nga drejtori Qazim Azizi u njoftua me formën moderne të punës në bibliotekë, numrin e anëtarëve si dhe formatin e programit dhe aktiviteteve në këtë institucion.
Ky aktivitet bashkëpunimi në mes bibliotekës së qytetit dhe Ambasadës Hungareze hyn edhe në karakterin dhe programin e “Javës së Bibliotekës në Kosovë” si ngjarje më e rëndësishme e bibliotekarisë kosovare.
Më pastaj ambasadori shkëlqesia e tij z. Bencze paraqiti idenë e bashkëpunimit në formë binjakëzimi në mes Bibliotekës së qytetit por edhe të Universitetit të Gjilanit me ndonjë bibliotekë publike në Hungari respektivisht Universitet të këtij shteti. Ai me këtë rast ftoi studentët si ata gjilanas dhe kosovar që të aplikojnë në Universitet më të njohura Hungareze, me që sivjet qeveria hungareze do të ndaj mbi 70 bursa studimi.

Qazim A Azizi – Biblioteka e Qytetit Gjilan

You Might Also Like