Libri

Drita Mekuli: Ta kisha ditur se kështu flisni për babin tim, nuk do të kisha ardhur këtu

Para dy dite, pikërisht më 6 dhjetor (2016), Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (Sesioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë), organizoi një tryezë shkencore për ta nderuar bardin e letërsisë sonë, Esad Mekulin, me temë: “Esad Mekuli në 100-vjetorin e lindjes”. Rastësisht, autori i këtyre radhëve u gjend në këtë sesion shkencor për të dëgjuar nga afër kumtesat e kësaj tryeze shkencore që janë përgaditur gjatë për temën në fjalë.

Tryezën shkencore e udhëhoqi Dr. Ali Aliu, proferor universitar, ndërsa Këshilli oraganizativ ishte i përbërë edhe nga dy anëtarë të tjerë, si: Mehmet Kraja dhe Eqrem Basha. Tryeza në fjalë shkencore filloi me punimet e autorëve që janë paraqitur me kohë. Salla e Akademisë ishte jo aq e mbushur me ardashës të fushës së dije. Prezentuan afro dyzet veta: profesorë e krijues të jetës letrare e shkencore.

I pari në progarm ishte Dr. Ali Aliu, i cili e bëri hapjen e kësaj tryeze shkencore me kumtesën: “Lirika e pejsazhit të zhgënjimit”. Pas tij qe Dr. Sabri Hamiti me kumtesën “Esad Mekuli: “Për ty”, mandej doli Bashkim Kuçuku me kumtesën: “Poezia e Esad Mekulit, metaforë identiteti”, Kujtim Shala lexoi kumtesën e tij me titull: “Shkrimtari e ideologji”, Shaban Sinani, lexoi kumtesën e tij me titull: “Migjeni i Esad Mekulit”, Hysen Matoshi, lexoi kumtesën e përgaditur me titull: “Poezia deskriptive e Esad Mekulit, Mehmet Kraja, shkrimtar e studiues, lexoi kumtesën: “Esad Mekuli dhe “Jeta e Re”, Ymer Çitaku e pati për temë: “Përcjalla e poezisë së E. Mekulit në kritikën letrare – si koherencë vlerash”, Nysret Krasniqi e lexoi kumtesën e tij me titull: “Esad Mekuli: Verbi poetik si burim socio-ideologjik”, Kristaq Jorgo lexoi kumtesën e tij me titull: “Esad Mekuli në sitemin letrar shqiptar”, Fadil Grajçevci pati kumtesën”Kush i pari bani…” dhe “Kur zoti harron” dhe në fund të kësaj tryeze shkencore lexoi Nehas Sopaj kumtesën e tij me titull: “Esad Mekuli dhe letërsia shqipe e viteve ’70-te”.

Një sesion shkencore shumë i qëlluar për ta nderuar krijuesin e letrave shqipe në 100-vjetorin e lindjes, Esad Mekulin, njërin nga doajenët e parë të poezisë sonë shqipe. Gati të gjitha kumtesat ishin të përfarta që trajtonin e vështronin krijimtarinë e gjithanshme të poetit, Esad Mekuli, tash i ndjerë. Zatën, pati nga kumtesat që ishin përmbajtësore dhe dalloheshin njëra nga tjera për trajtimin e thellë të kësaj natyre shkencore e letrare. Me këtë rast u veçuan kumtesat e këtyre folësve, si: Nysret Krasniqit, Nehas Sopajt, Sabri Hamitit, Kujtim Shalës e disa të tjerë. Dhe, çka ngjau në fund?!

Kur sesionit i erdhi fundi me paraqitjen e kumtesave, Ali Aliu, profesor dhe udhëheqës i kësaj tryeze bëri pyetje se a ka ndonjë për të diskutuar? Aty në reshtin e parë ishte ulur Drita Mekuli, vajza e Esad Mekulit. Ajo tërë kohën ishte e përqëndruar tek leximi i kumtesave. Ajo, pa një pa dy, nuk hezitoi dhe u gjend para foltores të këtij sesioni shkencor. Në fjalët e para tha se ishte e “tronditur” se si “disa” vlerësues të këtij sesioni po e injorojnë babanë e saj, Esadin. Ajo tha hapur: “Me vëmendje i kam përcjellur të gjitha kumtesat që u lexuan nga këta parafolës, të cilat, në vend se të më inkurajojnë mua, më bën ta ndjej vetën keq. Unë e ndjej vetën shumë krenar që pata një prind të shkolluar dhe me dije. Ai ka qenë njeri idealist. Ka punuar për popullin e tij që të përparojë. Unë jam krenare se çka ka bërë babai im sa ishte gjallë. Ai ka punuar natë e didtgë

për ta avancuar përpara popullin e vet në kohën kur jetoi. Me vjen keq që këtë sesion është folur vetëm për pjesën letarer e nuk është trajtuar babi si njeri e si pjesë e popullit shqiptar. Ai ka jetuar në atë kohë me përcjellje, me letra kërcnuese, shantazhe, telefonata etj. Ju e të gjithë krijuesit, jeni rritur nga ndihma e babait tim. Ai ka qenë një Lis që nuk mundemi ta prejmë asnjë degë të kësaj peme, nga e cila jemi rritur ju e ne. Ka qenë doktor shkencash. Veprimtaria e tij ka qenë shumë e madhe.

Ai ka qenë veterinar, doktor i parë i shkencave. Ka qenë pjesë e enciklopedisë, por ka punuar për emancipimin e femrave shqiptare. Me një fjalë, ai ka qenë për përparimin e popullit shqiptar. Ka shumë gjëra që nuk janë trajtuar për babin tim. Më vjen keq, shumë keq. Sot, kjo ditë, për mua ka qenë ditë shumë e dhimbshme, shumë… Ta kisha ditur se kështu flisni për babin tim, nuk do të kisha ardhur këtu. Është i pari që ka e ka themeluar Akademinë Shkencore në Prishtinë. E, sot, në këtë Akademi Shkencore, ai, tash i ndjerë, po injorohet. Nuk ka qenë ideolog i asaj kohe, por ka qenë i tëri realist. Ka shkruar për shqiptarin e varfër, për jetën e tij e “sende” të tjera. Më vjen keq, shumë keq dhe është shumë e dhimbshme kjo që u fol sot në këtë sesion shkencor”, tha në fund të reagimit, z. D. Mekuli.

Në fund, K. Shala iu përgjigj z. Drita duke cituar një gazetë të një kohe të heshme ku kishte shkruar z. Esad Mekuli. Ndërsa, M. Kraja as që reagoi, sikur u pajtua me “pafajësinë” e tij. Pra, ishte për keqardhje ta dëgjosh këtër reagim të përfundit të këtij sesioni shkencor, për faktin se, të gjithë krijuesit të asaj kohe, që edhe sot janë gjallë, janë pjesë e poetit, Esad Mekulit, i cili ishte mësues i parë tyre që ua mësoi rrugën krijuese dhe gjithnjë i ka përkrahur./Tefik Selimi

You Might Also Like