Libri

PORTRETI LETRAR I NASI LERËS

Kësaj të shtuneje në Gjilan

PORTRETI LETRAR I NASI LERËS

Veprimtaria e radhës e “Vjeshtës letrare Të Gjilanit i përkushtohet shkrimtarit të shquar nga Tirana, NASI LERËS, i cili para dy vitesh ( 2021 ) ishte dhe fitues i Çmimit letrar “Beqir Musliu”.
Ky personalitet i shquar i letrave shqipe, të cilit këtë vit Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, me mbështetjen financiare edhe të MKRS-së, ia botoi tri novela nën titullin, “Frynte shumë erë”, gjatë kësaj të shtune më 11 nëntor 2023 do të jetë në Gjilan dhe i pranishëm gjatë vlerësimit të opusit të tij letrar, për të cilin do të flasin, prof dr Anton Nikë Berisha, Mikel Gojani, Prend Buzhala dhe Arsim Halili.
Do të deklamohen dhe copëza të shkëputura nga krijimtaria e tij e bujshme letrare e, njëkohësisht të pranishmëve do t’ju drejtohet dhe vetë shkrimtari Nasi Lera.
Kjo veprimtari letrare, e katërta që kur ka filluar “Vjeshta…” e sivjeme, mbahet në Bibliotekën e Qytetit, “Fan S.Noli” në Gjilan dhe nis si rëndom, në ora 12:00-të.

K.Rexha

You Might Also Like