Bujqësi

Enver Isufi, njeriu i cili është i dashuruar në plantacionin e pemëtarisë në fshatin Kravaricë

  1.  

Pemëtaria ka zanafillë të lashtë në shtetin e Kosovës, sidomos nëpër fshatra, por pemëtaria moderne fillon pas luftës duke sjellur fara e fidane cilësore nga shtetet e perendimit.

Për Enver Isufin pemëtaria nuk është diqka e re, pasiqë si fëmijë ishte dashuruar në këtë degë, sipas tij kjo i jep kënaqësi të veqant që nga mbjellja e fidanit e gjerë tek vjelja e frytit.

“Të miresh me pemëtari duhet durim e sacrifice, është biznes i vështirë i cili do vemendje në cdo minutë në të kundërtën dështon totalisht, por mua personalisht pemëtaria është sikur të rritësh një fëmijë dalngadalë hap pas hapi”, shprehet Enver Isufi

Isufi në tokën e fshatit Kravaricë ka të mbjellur 10 hektarë molla, 5 hektarë dardha dhe 2 hektarë vishnje.

“Biznesin e pemëtarisë e kam hapur në vitin 2014, gjatë tërë këtij viti ne kemi mbjellur fidanet e mollës, dardhës e vishnjeve, kam bërë investime të mëdha dhe tek pas tre vitesh kemi arritur të marrim frytet e para të këtyre pemëve. Ne kemi 7 variatete të mollës, ndërsa të dardhave kemi 6 variatete të klasit më të mirë
si dhe kemi frigoriferin i cili për tre muaj në 2 grad celcius mund ti ruan frytet”.

Isufi ka 5 punëtorë të rregullt të cilët kujdesen për plantazhet e pemishtës të cilët bëjnë të gjitha përgaditjet që nga fundi i tetorit gjerë në tetorin tjetër.
“Vjeljen e fryteve përafërsisht fillojmë ti vjelim nga 15 shtatori duke përfunduar gjerë me 15 tetor. Gjatë vitit duhet pasur shumë kujdes me pemët pasiqë ato janë shumë të ndieshme, duke filluar me plehrim, me pastrimin e shtratit të tyre, me krasitje me spërkatje e shumë gjëra të tjera, me një fjalë mund të themë për cdo ditë ka diqka të veqant që duhet ti mirresh me pemët”.

Isufi thekson se në shumë raste është dëmtuar nga breshëri dhe ka një problem të veqant, pasiqë produktin final me shumë vështërsi munden ta plasojnë në treg.
“Breshëri është armiku ynë më i madh, në shumë raste na ka dëmtuar shumë rënd por Ministria e Bujqësisë na ka dalë pak me ndihmë duke na ndihmuar me grande e subvencione, por ato janë të pakta dhe nuk mbulojnë shpenzimet, ndërsa problem i veqant është se nuk kemi treg të sigurt dhe kjo na shkakton probleme të rendit të parë”.

51 vjeqari Enver isufi është i lumtur që në këtë kohë të krizave mbanë pesë familje me punën e tyre në pemishten e tij, ndërsa gjatë sezonit të vjeljës janë 15 punëtorë sezonal.

Enver Isufi në të ardhmën ka plane që pemëtarinë ta zgjerojë edhe me disa pemë të tjera, ndërsa Isufi njihet edhe si humanist i madh.

You Might Also Like