Sportet me dorë

Hyrije Fejzullahu-Halimi basketbollistja e parë shqiptare në Anamoravë, krenari e basketbollit kosovar  

Hyrije Fejzullahu-Halimi basketbollistja e parë shqiptare në Anamoravë, krenari e basketbollit Kosovar  

 
Në vitet e 70-ta, tek rinia shqiptare në Kosovë, basketbolli po rrugëtonte me hapa të sigurt, ndërsa të rinjët e të rejat çdo ditë e më tepër po dashuroheshin në këtë sport atraktivë në mes koshave.
 
Vajza e qytetit të Gjilanit e cila do të bënte një karrierë të madhe të basketbollit, Hyrije Fejzullahu, vinte nga një familje emanciopuse nga babai i saj Mehmet Fejzullahu, i cili ishte njëri ndër flokëtarët (berber) e parë në qytetin e Gjilanit, ndërsa e ëma – Alie Frangu ishte një punëtore e dalluar në Kombinatin e
Duhanit në Gjilan.
 
Për basketbollisten e cila bëri emër dhe dridhi shumë Palestra Sportive anembanë Jugosllavisë, asnjëherë nuk i kishte shkuar ndërmend të mirret me lojën e basketbollit, pasi ajo më tepër kishte preferuar lojën e hendbollit, pasiqë ish-KH Bozhur në ato vite ishte ndër klubet më të forta në Kosovë dhe po garonte në Ligën e Dytë të ish-Jugosllavisë.
 
Por, fatit asnjëherë nuk i dihet, një ditë si nxënëse në shkollën fillore si 11 vjeqare  ku po vijonte mësimet aty ku tani është shkolla “Thimi Mitko”, profesori i Edukatës Fizike, Ekrem Veseli, e zbulon talentin e saj në një koshë të improvizuar në oborrin e kësaj shkolle dhe e rekomandon që të mirret me lojën e basketbollit, ku më pas nuk ju nda asnjëherë duke arritur në pidestalet më të larta.
 
Duke e parë talentin e saj të basketbollistës edhe fqinjët e saj i’a rregullojnë një koshë në lagje ku tërë diten lozte me fëmijët e lagjës.
 
“Ishin kohëra të vështira, sporti më flinte në shpirt, kisha dëshirë të bëhem hendbolliste por ja që fati im u bëra basketbolliste. Isha femra e parë shqiptare që  po luaja basketboll, të gjitha basketbollistet tjera ishin të nacionalitetit Serb, isha e vetmuar, nuk i disha gjuhën por lojën e basketbollit e disha më mirë se ato dhe kisha respekt tek këto basketbolliste e trajnerët të cilët na ushtronin”, shprehet ish-basketbollistja Hyrije.
 
Basketbollistja Hyrije Fejzullahu-Halimi, kishte një përkrahje të jashtëzakonshme nga prindërit e saj të cilët i’a hapën rrugëtimin drejt një karriere tejet të suksesshme.
“Me gjithë shpirt ju falemderohem babit dhe mamit tim, e tërë familjës e shoqërisë, të cilët patëm besim në mua, ata ishin inspirim i imi të jem sportiste dhe tërë jetën i’u kam borxh për mundësinë që ma dhanë të jem kjo që sot
jam”, thekson me nostalgji Hyrija
 
Basketbollistja e famshme më vonë e Kosovës dhe shqipëtarja e parë në Anamoravë në lojën e basketbollit, karierën e filloi në moshën 13 vjeqare në skuadrën Mlladost (Rinia) të Gjilanit, duke u dalluar me talentin e saj në mes koshave.
“Isha shumë e re vetëm 13 vjeqe, por dëshira për basketbollin po rritej pa fundësisht, kisha filluar të mposht çdo barrier, ndihesha e lumtur që prindërit e mi po i bëja krenar, isha e vetmja shqiptare në klub por ndihesha krenare që popullin tim shqiptarë po e bëja krenarë e të lumtur. Luanim në fusha të hapura të betonizuara e ndonjë shkollë që kishte ndonjë sallë të edukatës fizike”, kujton basketbollistja Hyrije.
 
Talenti i Hyrijës kishte shpërthyer jashtë Gjilanit dhe në moshën 15 vjeqare i vjen ftesa nga klubi i madh nga Prishtina, Universiteti, por e mbajnë të fshehur këtë ftesë nuk i tregojnë, dhe më pas një vit më vonë në moshën 16 vjeqare i bashkohet klubit të Universitetit të Prishtinës.
 
“Për mua ishte një ëndërr e cila po realizohej shumë shpejt, të jesh në klubin e Univerzitetit ishte spektakolare, klubi Universiteti ishte vet Kosova dhe menjëherë u shpalla koshashënuesja më e mirë në Ligën Krahinore të asaj kohe, ishte periudha ku basketbolli u bë pjesë e imja e jetës, dhe për 4 vite isha pjesë e këtij klubi të madh kosovarë”, shprehet basketbollistja Hyrije.
 
Kaptinë e veqant në karierën e bujshme të ish-basketbollistes Hyrije Fejzullahu – Halimi, ishte inkuadrimi i Universitetit në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë.
 
“Çka të them, ne
po bënim me bashkëlojtaret e mija “revolucion sportive”, po dridhnim çdo Palestër në Ish-Jugosllavi, lirishtë mundem të them – ne ishin “shtet në vete”, kishim në çdo ndeshje nga 5000 shikues me daulle e muzikë, kishim popullin pas neshë e në veqanti studentët nga të gjitha trojet shqiptare, gjatë tërë
ndeshjës këndohej e vallzohej, ishte atmosfer e paparë që asnjëherë më nuk do të përsëritet.
Ne ishim “motrat” e të gjithë Kosovarve, po nderonim Kosovën, po mbronim nderin e Kosovës në ish-Jugosllavi sëbashku me kapitenen tonë dhe të papërsëritshmen Resmie Juniku, Xhevahire Mustafa, Serbeze Perani, Mirsada Zylfiu, Shemsie Stublla, Xhemile Berisha  e shumë të tjera”, rrefehet me plot emocione e me lot në sy, Hyrije Fejzullahu-Halimi.
 
KB Universitetit ishte emblemë e sportit femërorë në Kosovë, ndërsa këto basketbolliste kishin mbërri gjerë në gjysmëfinale të Kupës së ish-Jugosllavisë.
 
Ish-basketbollistja e cila karierën e filloi në një koshë të ndërtuar në lagjen e saj e në rrugë të pa asfaltuar, e cila kaloi shumë peripeci, tani e 30 vite jeton në Gjermani me bashkëshortin ish-futbollistin e KF Besëlidhja nga Prishtina Omer Halimi, ku kanë dy djem dhe dy vajza si dhe 4 mbesa e dy nipër.
 
Hyrije Fejzullahu – Halimi është krenari e basketbollit të Anamoravës e shtetit të Kosovës.
Ajo është shqiptarja e parë në Anamoravë e cila luajti lojën e basketbollit dhe ne si Gjilanas e shtetas të Kosovës jemi krenar me basketbollisten Hyrije, e cila hapi shtigjet për shumë gjenerata të tëra.
 
Ju jemi mirënjohës për jetë për atë që bëtë për femrën shqiptare, duke dëshmuar anembanë Evropës e ish-Jugosllavisë se femra shqipatre i bërballon çdo sfide që i del përpara.
 

You Might Also Like