Klubi i Hendbollit Drita nga Gjilani si asnjëherë më parë ka nevojë për përkrahjen e donatorëve të ndryshëm, sidomos tashti kur klubi para vetit ka synime që të garojë edhe në arenën evropiane.
KH Drita, ka ndërmarrë një nismë, që ishte vullnet i lojtarëve dhe nisën të kërkojnë ndihmë nëpër ndërmarrje të ndryshme, nga të cilat kërkuan që të përkrahen financiarisht.
Kryetari i Klubit, Luan Sllamniku, ka falënderuar të gjithë ata që shprehen vullnetin dhe i dolën në ndihmë KH Dritës.
Ai ka rikujtuar të kaluarën e KH Drita nga Gjilani, që prej se ishte formuar si ekip me emrin KH Bozhur kur edhe pati suksese të mëdha, kurse në vitet më të vështira për sportin kosovar klubi u pagëzua me emrin KH Drita, të cilin e mban edhe sot.
KH Drita, në faqen e vet në facebook ka paraqitur edhe emrat e të gjithë atyre ndërmarrjeve, apo edhe të individëve që kanë kontribuar për KH Drita.