Sportet me dorë

Kryetari i Gjilanit priti tre medalistët në Kampionatin Botëror të Karatesë

Më kënaqësi prita në takim 3 karateistet medaliste në Botërorin e Karatesë, Fortesën, Vlerën dhe Hatixhen dhe trajnerin e tyre, Alban Beqiri.

Ky sukses vlerësohet historik pasi që është fituar për herë të parë në konkurrencën e femrave dhe në nivel ekipor në karate, duke mposhtur Anglinë, Zvicrën, Francën dhe Kazakistanin. Në pesë meçe të Kosovës, karateistja gjilanase Fortesa Orana ka qenë e pamposhtur duke shënuar pesë fitore.

I urova ato për rezultatet e jashtëzakonshme duke i siguruar mbështetje institucionale në mënyrë që të vazhdojnë edhe më tej. Jemi shumë krenarë që vajzat tona po përfaqësojnë vendin e qytetin tonë dinjitetshëm në kampionatet botërore.

#perSportin

You Might Also Like