Sportet me dorë

KV Drita e nis kampionatin me fitore

KV Drita e nis kampionatin me fitore

Volejbollistet e Dritës nga Gjilani me fitore e kanë nisur kampionatin e sivjetmë, duke e mundur në xhiron e parë ekipin M-Technologie nga Prishtina me rezultat bindës 3:0.

Vashat gjilanase që kësaj radhe janë drejtuar nga kryetrajnerja Vlora Berisha, në mungesë të kryetrajnerit Lorik Ilazi, si është më së miri e kanë nisur ndeshjen, duke ngadhënjyer në setin e parë me rezultat 25:18.

Gjilanaset që kanë kthyer në radhët e veta Fjolla Shabanin dhe Blinera Jahën në setin e dytë kanë hasur në rezistencë më të madhe nga prishtinaset, të cilat u ndalën në 23 pikë. Edhe në radhët e M-Technologie, që drejtohet nga kryetrajneri Naser Krasniqi u paraqitën lojtare që karrierën e kanë nisur tek KV Drita, por ato tërë atë çka mundën të bëjnë ishte që në setin e tretë të grumbullojnë 21 pikë për të humbur ndeshjen me rezultat 3:0

 

Drita – M-Technologie 3:0 (25:18, 25:23, 25:21)

 

You Might Also Like