Gjilan

Kryetari Alban Hyseni uron mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit

Gjilan, 7 mars 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ka uruar të gjithë mësimdhënësit.

Në mesazhin e urimit, kryetari Hyseni ka thënë se mësuesit janë pjesa e rëndësishme e shoqërisë që përgatit brezat e ardhshëm e të ardhmen e vendit.

“Sot është festa e dijes, e mësuesit janë pjesa e rëndësishme e shoqërisë që përgatit brezat e ardhshëm e të ardhmen e vendit. Arsimi është shtylla e një shoqërie e mësuesit janë udhërrëfyesit e dijes. Çdo ditë, duhet të shprehim vlerësimin maksimal për ata që përkushtohen e angazhohen në këtë rrugë që është më tepër se sa një profesion. Të gjithë mësuesve në Gjilan e mbarë Kosovën, gëzuar ditën tuaj të 7 marsit”, ka thënë kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like