Ish-kryetari i Sport Club Gjilani, po rikthehet në klubin e tij të deridjeshëm. Burime brenda klubit bëjnë me dije se në SC Gjilani kanë patur negociata të vazhdueshme në mes të bordit menaxhues, lojtarëve si dhe vetë kryetarit Florim Zuka.
Bile, është thënë se SC Gjilani do të nis stërvitjet këtë të mërkurë, ku do të shihet se cilët lojtarë janë grumbulluar.
SC Gjilani ishte në një gjendje paqartësie të vazhdueshme, kurse ditëve të fundit ka patur angazhime shtesë që të gjendet një zgjidhje e burime brenda ekipit thonë se një zgjidhje është arritur./kryelajmi.com/.