Gjilan

Të mobilizohemi kundër dukurisë së përhapjes së Zjarreve në stinën e verës

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, në vazhdën e implementimit të detyrave në kuadër të strategjisë së integruar policimit në bashkësi Njësia e Policisë  Komunitet, stacioni policor në Gjilan në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim ,Drejtorinë e Bujqësisë  dhe Zjarrfikësit sot  me 23.06.2023  në  shkollën fillore  “Vatra e Diturisë “ në fshatin Livoq i Epërm është realizuar  një ushtrim (aktivitet) për “Parandalimin e Zjarreve”.
Në bashkëpunim me drejtorin e kësaj shkolle pjesëmarrës ne këtë aktivitet kanë qene te gjithë nxënësit e kësaj shkolle nga klasa V-IX .
Gjate këtij aktiviteti nxënësit janë njoftuar nga institucionet përgjegjëse si  Policia, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim si  dhe Zjarrfikësit për rolin e këtyre institucioneve në parandalim dhe trajtimin e rasteve te zjarreve  pasi që jemi në  sezonin verore dhe mund te kemi paraqitje te rasteve te tilla.
Po ashtu janë bërë edhe demonstrime të reagimeve në rastet e këtyre dukurive, nxënësit dhe të pranishmit janë njoftuar mbi bazën ligjore për personat qe ndezin zjarre dhe shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.
Ky aktivitet është mirëpritë nga ana e të gjithë pjesëmarrësve.
Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

You Might Also Like