KRONIKË E ZEZË

Humbi jetën pasi u rrokullis me traktor

Dje ka vdekur Qamil Dërmaku nga fshati Shipashnicë e Epërme e komunës së Kamenicës pasi u rrokulli me traktor në mal, ku kishte shkuar për të prerë dru.

I ndjeri 52-vjeçar nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve, të marra. Sipas informacioneve të para, bashkë me viktimën ka qenë edhe djali i tij, që ka shpëtuar, duke marrë lëndime të lehta.

Njoftimin e ka dhënë edhe faqja e këtij fshati.

You Might Also Like