Libri

Na kish’ fsheh muri dashnin’

N’mure du’rt e tua e kishin ba hijen e fshehtë t’trupit tand
Çuditshëm ish’ ba, po njerëzisht.
I engjëll’uem nji shpirt, shihej tuj ba hijet me ngjyrë, e atë hije e kish’ ba t’trubullt,
e un’ nigoja krejt pjesët e saj!
E ndjeja edhe kur dora jeme provonte ta prekte atë hije,
pa za veç t’u u fërkue e t’u provu me hy mbrenda për nji nejë t’g’atë.
Çudi ish pas ba, po s’di a kish’ kenë e mundun!
E ai mur’ m’folte e ma thirrte emnin tand që ish’ kriju
me shumë ngjyra asnjianëse qi kur i afrohesha,
kjante nga lumtunia sa qi t’gjitha ngjyrat shkriheshin drejt e n’mu.
M’prekshin edhe pjesët qi vetëm me ndjenja i shihsha
m’shpërthakonin prej pullës parë e ajo e ngjitke shkallën
me e mbrri fundin e nji knaq’sie t’fillueme ma parë.
Çuditshëm, mbramë veç ishim prekë t’u u shiku.
Alisa Bekteshi

You Might Also Like