Sfidat e jetës, popullin shqiptar ndër vite e shekuj e kanë përplasur në shumë vende. Njëri ndër ta ishte edhe Muharrem Islam Krasniqi nga Kaçaniku Vjetër, i cili jetoi e punoi në qytetin e Gjilanit. I frymëzuar nga bjeshkët e Grykës së Kaçanikut e Idriz Seferi. Muharremit asnjëherë nuk ju tremb syri nga pushtuesit serbë, të cilët që nga viti 1981 e gjerë në luftën e fundit në Kosovë vranë, plaçkitën , dogjën e masakruan shumë njerëz të pafajshëm vetëm pse ishin shqiptarë, por përkundrazi Muharrem Islam Krasniqi me tërë potencialin e tij ju kundërvu këtij pushtuesi.
“Frymën kombëtare e kam marrë nga babai e gjyshi im, të cilët tregonin për vuajtjet e tyre e popullit shqiptar, i cili vritej e shtypej gjerë në fund, po ashtu si frymë atdhetare ishte Gryka e Kaçanikut dhe malësia e Kaçanikut, e cila rriti e dha shumë trima kësaj toke të cilët me gjakun e tyre e ujitën këtë tokë të shtrenjtë të Kosovës”, shprehet me nostalgji Krasniqi.
Muharrem Krasniqi punësohet në Ndërmarrjen “Rilindja”, ndërsa Muharremin e caktojnë si shitës në kioskën e “Rilindjes” në mes të qytetit të Gjilanit. Kur pushteti serb e ndaloi të përditshmen Gazetën “Rilindja” dhe mbylli televizionin RTP -ës gjithçka u rrënua, por në vend të Gazetës “Rilindja” tani në duar të lexuesve ishte Gazeta “Bujku”, e cila mbante të informuar lexuesin.
“Ishin kohëra shumë të vështira i tërë populli kishte mbetur në terr informativ, ne brenda një dite kemi shitur gjerë në 500 ekzemplarë të Gazetës dhe disa Gazetave tjera nga Kroacia, të cilat brenda 10 minutave janë shitur tek lexuesit, në atë kohë kemi pasur njerëzit të veçantë, të cilëve u kemi ruajtur shtypin për çdo ditë.”
Me mbylljen e Gazetave shqipe në fillim të viteve të 90-ta nëpërmjet kioskave të Rilindjes por gjithmonë ilegalisht janë shitur gazeta patriotike, të cilat punonin në ilegalitet të plotë siç ishin “Liria” ,”Zëri i Popullit” ,”Fronti” ,”Iliria” e shumë gazeta tjera, të cilat ishin një frymëzim i madh tek populli shqiptar.
“Këto gazeta gjithmonë i kemi pranuar në mënyrë ilegale por kërkesat ishin shumë të mëdha tek populli për ti pasur në duar këto gazeta unë nganjëherë në ora katër të mëngjesit i kam pranuar këto gazeta gjithmonë në mënyrë ilegale për të ju shpërndarë lexuesve besnik kam arritur shumë herë që këto gazeta në mënyrë sekrete ti fus edhe në burgun e Gjilanit tek njerëzit e caktuar për ti lexuar dhe jam shumë krenar për një punë të tillë” shprehet Krasniqi Muharremin lufta e gjen në Kosovë dhe së bashku me familje depërtohet në Kampin e Stankovecit por këtu menjëherë kryqet në Shoqatën “Kalliri i mirësisë “, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për të mirën e popullit “Ka qenë një tmerr i vërtetë në këtë kamp por falë disiplinës dhe forcave të NATO-s dhe vullnetit të popullit ja kemi dalë për të mbijetuar dhe shumica e këtyre njerëzve gjenden sot anembanë botës”. Një kontribut të jashtëzakonshëm Muharremi jep edhe në shtetin e Kanadasë, ku njëherit sot jeton që nga viti 1999 me tërë familjen e tij.
“Nga kampi me familje na kanë transportuar në shtetin e Kanadës dhe menjëherë jam kyqur si kryetarë në organizatën për refugjatë “Janad” konsiderojë se kam dhënë një kontribut, të jashtëzakonshëm për familjet shqiptare duke i strehuar e rehabilituar në shtetin Kanadez, ku njëherit i përshëndes të gjitha këto familje fisnike e bujare.” Muharrem Islam Krasniqi është një shembull i sakrificave të ndryshme të cilat populli shqiptar i ka përjetuar për shumë vite të cilët kanë dhënë kontribut në mënyra të ndryshme për të mirën e popullit