Banorët e fshatit Bresalc në Lagjën Gllama, sot me shumë krenari kanë përkujtuar 33 vjetorin e Pajtimit të Gjaqeve.
Poashtu, sot u përkujtua edhe eksodi i fshatit nga forcat paramilitare Serbe, të cilët në mënyrë të dhunshme kishin larguar banorët e fshatit nga vatrat e tyre duke i djegur e plaqkitur, poashtu 29 banorë të fshatit ishin marrë në biseda informative të cilët ishin dërguar në Partesh dhe të cilët ishin rrahur e malltretuar në stacionin e policisë.
Plot para 33 vite në Lëndinën e Pajtimit me 15 prill 1990, mbi 15 mijë fshatarë në mënyrë festive në këtë Lëndinë ishin falur 24 falje të gjakut e ngatërresa, me shpresë se vëllavrasja, hakmarrja gjakëmarrjen do të largohen përgjithmonë nga trevat tona, ndërsa Anton Qeta këto pajtime i quajti “Dasmat e Paqës”, ndërsa pjesëmarrsit “Krushqit të dorës së pajtimit”.
Jehona e faljeve të gjakut në Anamoravë ishte e madhe, me 18 mars ishte formua Këshilli i Pajtimit për Rajonin e Anamoravës, ndërsa kryetar ishte Mehmet Halimi mësuesi, Reshat Hoxha, Shemsi Syla, Jetullah Kadriu, Asllan Shemsiu, Mulla Rifat Jashari, Rashit Lladova, Halil Kqiku, Jonuz Shala, Tanushe Kallaba, Shqipe Agushi e Sylë Krasniqi, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhdukjen e
hasmërisë.
9 vite më vonë, banorët e fshatit Bresalc me 10 prill 1999, në orët e paraditës përjetojnë tmerrin nga paramilitarët Serb duke i detyruar banorët të braktisin fshatin, ndërsa forcat paramilitare Serbe plaqkisin fshatin dhe si peng i marrin 29 banorë, duke i dërguar në fshtin Partesh për ti ekzekutuar por në momentet e fundit pas shumë maltretimeve i lirojnë.
Gjatë këtij sulmi shumë shtëpi u djegën, ndërsa kishte të vrarë e të plagosur në mahallën e xhamisë.
Sot, në Lëndinën e Pajtimit në fshatin Bresalc, ishin për të përkujtuar, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, zëvendës ministri Shemsi Syla, komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi dhe shumë ftyra tjera politike.
Njeriu i parë i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, para të pranishmëve theksoi.
“Si popull e si komb kemi shumë data për ti përkujatuar ku secila është me peshë e më rëndësi të veqant, ndërsa duke i ditur problemet të cilat i kishim mes vete kjo ditë i dha fund këtyre problemeve. Sot kemi shumë të rinjë ne duhet t’ju përkujtojmë këto data historike për të nxjerrë mësime”.
Një fjalim rasti e pati edhe Komandanti i Zonës së Karadakut, Ahmet Isufi.
“Fshati Bresalc 10 prillin e 1999 e ka një shenjë plage që nuk mund të harrohet, ndërsa nga kjo Lëndinë u falën gjaqet në mes vete për t’ja kthyer tytën e armikut e jo vëllavrasjës”.
Zëvendës Ministri i Mbrojtjës, Shemsi Syla, i cili ishte në këshillin e pajtimit të gjaqeve dhe luftëtari i lirisë me shumë nostalgji e krenari ka bërë të ditur.
“Kushtrimi i studentve për pajtimin e gjaqeve ka reflektuar edhe në këtë pjesë të Kosovës, nuk ishte lehtë të organizohet një tubim i tillë në atë kohë por fal shumë njerzëve ia kishim arritur qëllimin pasiqë në odën e arsimtarit Elez Mujës, Agron Mujës e mësuesit Vesel Mujës, i kishim kordinuar të gjitha gjërat, por respekt e lavdi për të gjithë ata që nuk janë më në mesin tone”.
Njëri ndër aktivistët më të mëdhej edhe pse i ri nga mosha është edhe Përparim Muja, i cili si tani poashtu edhe para plot 33 vitesh dha kontribut të madh të qështjes kombëtare.
“Plot para 33 vitesh po në këtë Lëndinë u falën gjaqet e ngatrresat tona, dhe mund të quhet si një shpërthim kuptim plot për liri.
Pas 9 vite me 10 prill 1999, forcat Serbe sulmuan fshatin Bresalc, ku vranë e palgosën, plaqkitën e djegën shtëpitë e fshatit dhe morën peng 29 fshatarë me qëllimin e vetëm për ta shkatrruar bazën logjistike të UҪK-së në fshatin tone. Sot jemi këtu që të përkujtojmë ata që dhanë sakrificën e jetën e tyre për lirinë të cilën po e gëzojmë sot”.
Për nder të 33 vjetorit të Pajtimit të Gjaqeve në Lëndinë e Pajtimit sot u mbollën 33 fidane, ndërsa u vendos edhe gurëthemeli i Obeliskut. Poashtu, u bënë edhe homazhe tek varrezat e martirve të kombit bashkë me familjarët e tyre.