Futboll

Nuhiu: Jemi të gatshëm për ballafaqimin e nesërm

Para ndeshjes me KF Deçiçi nga Tuzi, kryetrajneri i Dritës Ardijan Nuhiu ka theksuar se ekipi i tij ka patur kushte optimale për punë dhe se e njohin shumë mirë ekipin kundërshtar, që është një ekip cilësor.

Ata janë një ekip shumë i mirë, këtë e kanë dëshmuar në Kampionat dhe në Kupën e Malit të Zi, duke qenë se ata kanë pranuar më se paku gola në kampionatin e tyre.

Nuhiu, që ka patur disa prurje në ekip gjatë kësaj vere, ka thënë se ekipi i tij është gati për këtë ballafaqim. Ai beson se ekipi i tij i ka cilësitë për të shkuar tutje. Tash me rregullat e reja fusha vendase apo mysafire nuk dallojnë, andaj do t’i casemi ndeshjes me përgjegjësi edhe këtu në Prishtinë e edhe në Podgoricë.

Duke folur për prurjet e reja, kryetrajneri Nuhiu, tha se ato janë ambientuar shumë mirë dhe se ata janë futbollistë janë të dëshmuar, ata do të ndihmojnë boshtin e ekipit.

Kryelajmi.com

You Might Also Like