Futboll

Vulaj: Besojmë se KF Deçiçi do të shkojë tutje

Para gazetarëve ka folur edhe lojtari më i mirë i KF Deçiçi, Kristjan Vulaj, i cili njëherit është edhe reprezentues i Malit të Zi. Ai ka theksuar se nuk e njeh edhe aq ekipin e Dritës, por e di se viteve të fundit Drita ka shënuar suksese në arenën ndërkombëtare. Ai tha se Drita është ekip me emër dhe me traditë dhe se futbolli në Kosovë ka ngritje nga viti në vit.

“Të dy ekipet i kanë shanset e veta, por besojmë se ne do të shkojmë tutje”, ka thënë Kristjan Vulaj.

Kryelajmi.com

You Might Also Like