Futboll

Gjilani – Ballkani, ndeshje jetike për të dy ekipet

 

Kjo e mërkure do të sjell ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, që për të dy ekipet do të jetë më i rëndësishmi në historinë e tyre. Gara për kampion vendi dhe për dalje në Evropë është nxehur tej mase dhe në këtë garë janë tri ekipe, Drita, Gjilani dhe Ballkani.

Drita e ka të sigurt daljen në Evropë dhe shumë pret nga ndeshja Gjilani – Ballkani, fitorja e ndonjërit nga këto dy ekipe nuk e le të qetë ekipin bardh e kaltër edhe për 3-4 ditë, kur vetë duhet të përballet me Ballkanin në Suharekë, kurse rezultati baras do të ishte më i dëshirueshmi për Dritën, ngase ekipin bardh e kaltër automatikisht do ta bënte kampion.

Gjilani, që të mërkurën luan me Ballkanin, është i motivuar tej mase, ngase kurrë në historikun e vet nuk ka qenë më afër Evropës apo edhe titullit të kampionit. Fitorja, gjilanasit do t’i mbante në garë edhe për titull edhe për dalje në Evropë, barazimi e ka kuptimin largim nga gara për titull kampioni, por jo edhe nga garat për Europa League, kurse humbja do të prishte shumë punë.

Ballkani nëse dëshiron të bëhet kampion duhet t’i  fitojë të dy ndeshjet me ekipet gjilanase. Duhet të mund Gjilanin dhe në fushë të vetë edhe Dritën. Barazimi nuk do të ishte I mirë për Ballkanin, ngase Drita do të ishte e paarritshme për ta, kurse dalja në Evropë do të varej nga ndeshja Flamurtari – Gjilani, derisa humbja ekipin nga Suhareka përfundimisht do ta largonte nga gara për dalje në Evropë nëpërmjet ligës, por jo edhe nëpërmjet kupës, ku do të përballet me Prishtinën.

You Might Also Like