Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut, Mehmet Rukiqi
E nderuara familja Rukiqi,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të albanologut, dr. i letërsisë popullore, dhe pjesëmarrësit aktiv i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve, Mehmet Rukiqi
Profesori i nderuar, me punën, përkushtimin, kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm për disa dekada me radhë, la gjurmë të pashlyeshme në jetën akademike e publike në vend, ku u bë emër i respektuar, i cili nderohet dhe çmohet nga kolegët, studentët dhe bashkëpunëtorët.
Duke bashkëndjerë dhimbjen, më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, miqve e farefisit.
Jeta dhe vepra e tij le të shërbejnë si mësim, për ne dhe gjeneratat e ardhshme.
Shpirti i tij u prehtë në Parajsë!