OPINION

Udhërrëfim i një veprimtarie

Vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar ishin vitet e ringjalljes kombëtare në trevat e Kosovës, pas dekadave të tëra të represaljeve të pandërprera deri në cungimin e të drejtave elementare të të  drejtave të njeriut; lirinë e të shprehurit të lirë, të gjuhës, Flamurit Kombëtar, dhe të shtetit shqiptar etnik, të cilit me padrejtësi e tradhti iu mohua, dhe ju muar me dhunë dhe vrasje të mijëra shqiptarëve në tër Kosovën, që luftuan kundër fashizmit njejtë sikurse popujt e tjerë të Jugosllavisë gjatë luftës së dytë botërore, deri në suprimimin e “Autonomisë” dhe aneksimin e drejtpërdrejt në kuadër të Serbisë!

Natyrisht që rezultuan me një Kryengritje popullore e cila, siç e karakterizon një popull me kulturë të lashtë, zanafillën duhej ta kishte, dhe e patë, tek “Truri” apo Intelekti i popullit, tek rinia intelektuale në atëherë Universitetin e vetëm të Kosovës në Prishtinë.

Ali Sylejmanin, një student i Fakultetit Filologjik nga viti 1980, kjo Kryengritje popullore, e cila filloi në Mars të vitit 1981, e gjeti në mes të studentëve të parë që i filluan demonstratat në Mensë, e pastaj vijuan, për të u përhapur në tër popullin, me kërkesat elementare njerëzore dhe natyrisht Republikën e Kosovës, iniciativa e të cilës pas dy dekadash, përfundoi edhe me luftë të hapur dhe defacto me fitore dhe realizim të Republikës së Kosovës dhe shkëputjes të saj definitivisht nga robëria dhe dominanca shekullore e Serbisë. Natyrisht me shumë sakrifica dhe viktima.

Edhe pse Aliu, i lindur më 1959, shumë kohë pas luftës së dytë botërore, si nxënës shembullorë që ishte sikurse në shkollë fillore të cilën e mbaroi në Goshicë, poashtu dhe Gjimnazin në Viti, mësoi shumë herët se qfarë masakrash bënë qetniko partizanët pas përfundimit të luftës së dytë botërore në regjionin e Anamoravës, por edhe në tër teritorin e Kosovës, ndaj popullatës shqiptare e sidomos ndaj Partizanëve shqiptarë që kishin luftuar krah tyre, për shkak të premtimit se Kosova do të bëhet shtet, e pavarur dhe mund të bashkangjitet me shtetin amë të Shqipërisë, e me tankse e dhunë i detyruan të nënshkruajnë “bashkangitjen” me Serbinë apo Jugosllavinë. Mos të flasim për mijëra viktima të qetave të Shaban Polluzhës së bashku me të, të cilët refuzuan të luftojnë jashtë Kosovës dhe u munduan ta mbrojnë pavarësinë e Kosovës.

Pasi që diplomoj në Gjuhë dhe Letërsi në Filologjik më 1984 si student i shkëlqyer, njëkohësisht, filoji të japë mësim si arsimtar në Gjimnazin e Vitisë në frymën patriotike të mësimdhënësve të kohës, për shkak të cilës nuk u mirëpritë, fatkeqësisht përveq politikës serbe edhe nga shqiptarët që nuk e kundërshtonin atë, dhe ju përgjysmuan orët e mësimit, para përjashtimit! Aliu ishte themelues i nëndegës së LDK-së në fshatin e vendlindjes në Gërmovë e cila kishte marrë lëvdata edhe nga Rugova, nga ku fatkeqësisht ishte edhe ministri i punëve të jashtme në qeverinë e Millosheviqit, Vukashin Jokanoviq. Duke qenë se edhe familja e Aliut nuk i përshtatej regjimit, ai si kuadër i shkolluar ishte në shënjestër të tyre.

Pa hamendje, përmes mësimdhënësve atdhetar, filloi punë edhe në shkollën fillore “Aca Maroviç” të atëhershme në Fushë Kosovë, ku vijoi deri në kalimin e tij në Fakultetin Filologjik. Në Fushë Kosovë ju bashkua veprimtarëve siç ishin; Zahir Kamberi, Isa Thaqi, Ahmet Lugolli, Njazi Jashari, Anton Demaj, Drita Demaj, Haki Bajrami, i ndjeri Ismet Gashi, Njazi Jashari dhe veprimtarë të tjerë, të cilët ballafaqoheshin në përditshmëri me shovinizmin serb edhe të popullatës serbe drejtpërdrejt, që aty ishte me një numër më të madhë dhe tërësisht  e angazhuar në represaljet e shqipëtarve, që sa vinin e shtoheshin.

Në Fakultet, ashtu siç ishte i dashur, kolegial dhe me parime kombëtare u mirëpritë nga shumë Profesorë dhe bashkëpunëtor të atëhershëm: Dr. Zeqir Sadiku, Dr. Sadik Rashiti, Dr. Murat Bejta, Dr. Ibrahim Rugova, Dr. Bajram Elshani, Dr. Ali Dida. Gjatë studimeve kishte kontakte shumë të mira me Mr. Halil Alidema si dhe Dr. Fehmi Agani. Në ndërkohë regjistroi edhe studimet e shkallës së tretë në gjuhë dhe letërsi shqipe ku me sukses i mbaroj ligjeratat me afat, si dhe i dha tri nga pesë provimet. Në ndërkohë u vunë masat e dhunshme të serbisë në tër Kosovën, me Dekan të dhunshëm Dr. Borisav Vukoviç në Fakultet me të cilin ai ishte konfrontuar disa herë, kështu Aliu ishte i shënjuar si “I papërshtatshëm” për regjimin serb, dhe u largua nga të parët nga puna.

Sikurse shumë mësimdhënës të tjerë , pas mbylljes së përgjithshme të Universitetit në kuadër të këtyre masave të dhunshme, Aliu iu bashkangjit atyre në mësimdhënje në Sistemin Paralel Shkollor, që zhvillohej në ilegalitet dhe në shtëpi private. Gjatë bastisjeve të shumta që ndodhnin në tërë Kosovën, për të penguar edhe mësimin paralel, Aliu u zu gjatë mësimdhënjes dhe u burgos për disa ditë. Pasi që u keqtrajtua gjatë këtyre dtëve në burg, u lirua me kusht që të lajmrohej çdo ditë në polici deri në gjykim, qfarë për atë kohë ishte një nga procedurat e dëbimit të popullit shqiptar nga regjimi serb.

Duke e parë se i rrezikohej jeta, apo burgimi shumëvjeqar, sikurse mijëra e mijëra shqiptarëve, ai vendosi që përkohësisht ta lëshojë vendlindjen dhe të mërgoj në vitin 1993. Në Magdeburg të Gjermanisë ishte strehimi i tij i parë, por edhe i ballafaqimit me peripetit e shumta të migracionit. Shqiptarët e  migruar nga Kosova pa shtet dhe pa përfaqësues zyrtar, me Embargo të vën ndaj Jugosllavisë për shkak të keqtrajtimit të shqiptarëve, fatkeqësisht të cilën e ndjenin poashtu vetë shqiptarët e Kosovës dhe shumica nuk pranoheshin në Azyl dhe kështu ju ishin lën fatit të tyre.

Duke e ndjekur detyrën e intelektualit, ai përkundër peripetive personale, u mundua të  vehet në ballë të problemeve të shqiptarëve, duke marrë pjesë në tubime të ndryshme, në shoqatat e pakta të asaj kohe apo nëpër tubime duke kominikuar këshilla, mirësjellje dhe mundësisht zgjedhje të problemeve. Me iniciativë të madhe të tij dhe disa bashkëmendimtarëve, Komuniteti shqiptar u bashkua përreth Shoqatës humanitare “Fqinjësia Curacau” apo “ Nachbarshafliches Curacau e.V.”  e cila merrej me përkujdesjen e azilkërkuesve pa dallim gjuhe, feje apo kulture dhe cila ishte e njohur përmes Priftit të saj Jens Martin Lagner i cili u dekorua me dekorimin më të lart shtetëror Gjerman “Kryqin shtetëror të meritave” apo “Bundesverdienstkreuz”. Që në muajt e parë të arritjes në Magdeburg mori pjesë edhe në tubime të shumta të organizuara nga Komuna por edhe më gjerë në Landin e Sachsen Anhallt me diskutimet dhe propozimet e tija për komunitetin shqiptarë, por jo vetëm.

Lidhi edhe kontakte me Ministrin për Migracion të qeverisë në ekzil Dr. Mujë Rugova. Duke e përvetësuar gjuhën gjermane me shpejtësi por edhe duke e kryer kursin e gjuhës, ai arrin edhe të bëhet përkthyes zyrtarë i gjuhës më 1996, për gjuhët: Shqip, Gjermanisht, Kroatisht, Serbisht dhe Rusisht dhe punësohet fillimisht në Kuvendin Komunal si punonjës social dhe tani edhe paguhet për punën sociale në shoqatën Humanitare. Ai u anëtarësua edhe në dy shoqata të tjera humanitare siç ishin “Kontakt International”(Kontakti Intenacional) dhe “Ein Welthaus”(Një shtëpi botërore). Duke qenë se kohën më të madhe bëri punë vullnetare për azilkërkuesit, dhe si përkthyes që ishte, njohu shumë gjerman eminent të kohës; Gjykatës, Avokat, Profesora por  edhe Politikaj. Duke treguar në vëjimësi punë të palodhur me azilkërkues, ju propozua të kandidoj në Kryesin e Këshillit të refugjatëve të Magdeburgut, që ishte hera e parë të kandidoj një i huaj për atë post. Ai u zgjodhë me një numër të madhë të votave, që ishte një befasi, por edhe jo aq duke u bazuar në punën e tij. Kështu i përfaqësonte ata në nivel Federativ por edhe në shoqatat shtetërore siç ishte “Pro Asyl” etj. Natyrisht që aty ku ishte edhe sensibilisonte dhe njoftonte opinionin me gjendjen e rënd të popullit shqiptarë në Kosovë, përveq tjerash u raportua dhe u përmend nga Mediat e ndryshme Gjermane.

Ndërkohë  aktivitetin Kombëtar e vijonte parreshtur, pas një tubimi të organizuar në Magdeburg ku ishte ftuar edhe Dr. Mujë Rugova, ai falë besimit dhe autoritetit të krijuar, mundi të organizoj një takim të tij me Ministrin e punëve të mbrendshme të Landit Sachsen Anhallt në nivel qeveritar, me përcjellje të eskortës policore dhe mbjatje të protokolit shtetëror, që ishte hera e parë për një “zyrtar” të Kosovës së vetëshpallur, për një qeveritar të Qeverisë në ekzil. Pjesë e këtij grupi ishin edhe përkthyesi Kadri Mulaj, ish i burgosuri politik Salih Sefa(pas lufte Konzull në Berlin) dhe të tjerë nga Berlini.

Në sensibilizimin e mëtejshëm të opinionit ndërkombëtar ishte edhe organizimi i tij i një Demonstrate paqësore, që u përcoll nga shumë media vendore gjermane por edhe atyre ndërkombëtare siç ishte TV BBC. Në vazhdën e aktiviteteve të pandërprera, atherë kur popullata shqiptare, mbi një milion njerëz u dëbuan me dhunë nga Kosova, me tortura dhe vrasje të fëmijve,djemve të rinj, grave e burrave dhe pleqve, Aliu me ndihmë të gjermanëve vullnetar, bashkëatdhetarëve, ndër ta edhe vëllezërit e tij, formuan një shoqatë Humanitare Gjermano-Shqiptare, që organizonte mbledhjen e ndihmave nga të ndryshmet për të dëbuarit, veshje, ushqim e çfarëdo që u nevojitej refugjatëve. Por, jo vetëm kaq, ai edhe personalisht shkoi, së bashku me vullnetarët gjerman, dhe ju qoi personalisht sa e sa kamion ndihma aq të duhura për refugjatët. Mediat e shkruara dhe vizive shkruan sa e sa herë për Ali sylejmanin dhe angazhimin e tij të pamohuar për aktivitetin e tij të palodhur Humanitar.

Nga Kampi i Stankovecit në Maqedoni, Landi i Sachsen Anhalt, i kishte marrë disa aeroplan me refugjatë shqiptarë, në mesin e tyre shumë fëmij, gra, pleq e të plagosur, të  lodhur me jetë. Aliu së bashku me Shoqatën Gjermano-Shqiptare ju ofruan në dispozicion për ndihmë shtetit gjerman, pasi që ishte njëprojekt i madhë pranimi, bartja dhe sistemimi i tyre në strehimore të refugjatëve, poashtu edhe përkthimi apo komunikimi i shqiptarëve me humanitarët gjerman. Pas një kohe të sistemimit të tyre ata u organizuan fëmijëve edhe mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Pas bombardimeve të NATO-s dhe përfundimit të luftës, u krijuan kushtet për transporte Humanitare për në Kosovë, ku u angazhua përsëri edhe personalisht të bëj organizimin dhe ta bëj transportimin e parë në Komunën e Vitisë. Punën e përkthimit, që ishte më se e kërkuar, përveq që e  bënte për qëllime humanitare, ju mundësua edhe punësimi me pagesë pranë “Shoqatës Gjermano-Shqiptare” ku pas luftës u caktua si udhëheqës i “Projektit për kthim vullnetar”  të shqiptarëve në Kosovë, në periudhën kohore Nëntor 1999 deri më Nëntor 2002.

Edhe sotë në Zvicër ku jeton dhe vepron, vijon parreshtur, të jetë afër popullit dhe me popullin në çdo nevoj dhe thirrje të tij.

Ali Sylejmani, për veprat humanitare dhe angazhimin e tij kombëtar, mori dhjetra e dhjetra Mirënjohje, Lavdata e Qertifikata, si dhe u raportua në shumë media ndërkombëtare, por Mirënjohja më me vlerë për të është falënderimi i  popullit të tij të dashur dhe mirënjohja e tyre.

Hamza Kokollari                                                                                                                14 Shtator 2024

You Might Also Like